Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pagat, sa në rajon”, Rama me mjekë e infermierë të Klosit dhe Matit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Pagat, sa në rajon”, Rama me mjekë e infermierë të Klosit dhe Matit
AktualitetPolitike

“Pagat, sa në rajon”, Rama me mjekë e infermierë të Klosit dhe Matit

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Matit dhe Klosit, ku është shprehur fillimisht se më në fund është realizuar dëshira e kahershme për rritjen e pagave për mjekët në veçanti.

Rama shton se rritja e pagave për mjekët me 20 mijë lekë për mjekët në tërësi dhe me 15 mijë lëke për infermierët, na barazon me rajonin.

Ai falënderoi në veçanti mjeket që kanë vite që punojnë në kushte mizerabël, por tanimë kushtet janë përmirësuar dhe sipas kryeministrit është më e kënaqshme ta ushtrosh profesionin.

- Publicitet -

Rama theksoi se qëllimi i tij është që mjekët këtu të jenë barabat me ata në Gjermani, jo përsa i përket pagës, por për atë që u mbetet në fundin e muajit.

Në fund, ai përmendi Shpiragën, një vend ku shpresohet të ketë lajme të mira në lidhje me naftën dhe gazin, e nëse kjo do të ndodhë, atëherë do kalojmë në një tjetër nivel ekonomik, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kënaqësi për mua, që ta them me gojën plot, që kemi realizuar një dëshirë të kahershme dhe kemi hequr një siklet të madh, që lidhej me faktin që nuk na krijohej mundësia për të bërë një rritje pagash në tërësi dhe mjekëve në veçanti.

Ka qenë një stres i madh sa herë përballeshim me bluzat e bardha të Rajonit. Rritja e pagave nuk është çështje dëshire, por është një vendim që duhet marrë me kujdes dhe me garancinë që buxheti i shtetit e mbështet dhe ekonomia e mbështetet nga kjo rritje dhe nuk kemi efekti bumerang.

Duhet të kemi parasysh që rritja e pagave të përkthehet në rritje të borxhit, ky do ishte problem.

Kemi vite që kemi pasur shumë vështirësi, si fillim me tërmetin, pastaj pandeminë dhe tani luftën.

Ne filluam me bluzat e bardha në tërësi, specialistët e kanë marrë  dhe nga ky muaj do të rritet edhe paga bazike, me 20 mijë lekë të reja për mjekët dhe 15 mijë lekë për infermierët.

Me këtë rritje ne jemi në nivelin e Rajonit. Natyrisht që nëse do të kemi mundësi të reja, patjetër që do të vazhdojmë të rrisin pagat.

Rritja e të ardhura për frymë që kur kemi ardhur ne në pushtet është dyfishuar, por pa e çuar në 10 mijë euro për frymë nuk do ta konsiderojmë punën tonë të përfunduar.

Ashtu sikundër paga minimale, e cila shkoi 40, do ta çojmë 45 brenda 2025, por pa e çuar 60, prap nuk e kemi bërë punën.

Dhe për këtë duhet të rrisin ekonominë. Jemi shumë optimistë, sepse kemi një potencial të madh të pashfrytëzuar në turizëm.

Turizmi është njëri aspekt, aspekti tjetër është energjia. Duke u bërë të pavarur, ne nuk do të shpenzojmë më para për të blerë energji dhe ato para do të qarkullojmë këtu.

Nëse do të kemi lajme të mira nga Shpiragë, për naftën dhe gazit, atëherë do të flasim për një tjetër nivel.

Dua t’ju falënderoj për punën që bëni, më shumë për zonjat, të cilat kanë punuar prej vitesh në kushte të tmerrshme.

Sot është më e kënaqshme ta ushtrosh profesionin tuaj në kushte më të mira.

Dua që ti japim çdo mjeku mundësinë që të ketë këtu, të jetë barabartë me Gjermaninë, jo për atë që merr, por për atë që mbetet në fundin e muajit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?