Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Papa Leo XIV kremton meshën e parë që nga zgjedhja e tij, mijëra besimtarë “sfidojnë” shiun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Papa Leo XIV kremton meshën e parë që nga zgjedhja e tij, mijëra besimtarë “sfidojnë” shiun
BoteLajmi i fundit

Papa Leo XIV kremton meshën e parë që nga zgjedhja e tij, mijëra besimtarë “sfidojnë” shiun

Published: December 25, 2025
Shpërndaje

Për herë të parë që nga zgjedhja e tij, Papa Leo XIV kremtoi Meshën e Natës së Krishtlindjes mbrëmjen e djeshme në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë. Pak çaste para nisjes së liturgjisë, Ati i Shenjtë doli papritur në Sheshin e Shën Pjetrit, ku mijëra besimtarë e pritën me duartrokitje dhe emocione, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm.

I prekur nga përkushtimi i besimtarëve, Papa iu drejtua atyre me fjalë mirënjohjeje dhe bekimi: Faleminderit që erdhët, edhe në shi. Urimet më të mira për të gjithë. Le ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Zoti ju mbroftë dhe ju bekoftë të gjitha familjet tuaja.

Më pas, Papa u drejtua drejt Bazilikës, ku u kremtua Mesha e Natës së Krishtlindjes në një atmosferë madhështore dhe shpirtërore. Hyrja e tij u shoqërua me himnin tradicional “Noel”, të interpretuar nga Kori i Kapelës Sistine.

- Publicitet -

Në altar, Papa Leo XIV kremtoi liturgjinë së bashku me rreth 250 klerikë të lartë, kardinalë, peshkopë dhe priftërinj, duke hapur kështu një nga netët më të shenjta të kalendarit të krishterë me ritet tradicionale dhe bekimin e Krishtlindjes.

“Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar na bën t’i trajtojmë njerëzit si mallra”, tha Papa Leo XIV.

“Zoti e bën veten si ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi. Ndërsa njeriu dëshiron të bëhet Zot për të dominuar të afërmin e tij, Zoti dëshiron të bëhet njeri për të na çliruar nga çdo skllavëri. A do të jetë e mjaftueshme kjo dashuri”, pyetja retorike e Papës, “për të ndryshuar historinë tonë?”, shtoi ai.

Përpara se të kryesonte Meshën, Papa Leoni zbuloi fytyrën e Jezusit Fëmijë në skenën e lindjes së Krishtit të vendosur në një fron të vogël para Altarit të Rrëfimit në Bazilikën e Vatikanit. Gjesti i Papës u pasua nga një homazh me lule nga fëmijë nga e gjithë bota, përfshirë Ukrainën.

Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, rreth 6,000 besimtarë ndoqën meshën në Bazilikë dhe rreth 5,000 jashtë, në shesh, përpara ekraneve gjigante.

Papa Leoni XIV gjithashtu përshëndeti besimtarët që qëndruan në shi jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit para fillimit të Meshës së tij të parë si Papë në prag të Krishtlindjeve.

“Mirë se vini të gjithë, bienvenidos“, tha ai në shkallët e Bazilikës së Vatikanit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?