Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paqja e Trump mbetet në letër, rindizet konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paqja e Trump mbetet në letër, rindizet konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias
AktualitetBote

Paqja e Trump mbetet në letër, rindizet konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Published: December 9, 2025
Shpërndaje

Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias janë përshkallëzuar përgjatë kufirit të tyre të kontestuar, teksa dy shtetet e Azisë Juglindore thonë se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e sovranitetit të tyre.

Me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për rinisjen e përleshjeve të reja një ditë më parë, mbetet e paqartë nëse mund të shpëtohet armëpushimi i brishtë i ndërmjetësuar në korrik nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ish-udhëheqësi me ndikim i Kamboxhias, Hun Sen, tha se shteti i tij kishte pritur 24 orë për të respektuar armëpushimin dhe për të lejuar evakuimet, para se të niste kundërsulmet natën kundër forcave tajlandeze.

- Publicitet -

“Kamboxhia ka nevojë për paqe, por Kamboxhia është e detyruar të kundërsulmojë për të mbrojtur territorin”, tha ai përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se bunkerët e fortë dhe armët u jepnin forcave kamboxhiane avantazh në mbrojtjen kundër një “armiku pushtues”.

Në Tajlandë, zyrtarë ushtarakë thanë se kishte përleshje në pesë provinca kufitare dhe se një operacion i udhëhequr nga Marina në provincën Trat për dëbimin e ushtarëve kamboxhianë pritej të përfundonte së shpejti. Ata thanë se Kamboxhia po përdorte artileri, raketahedhës dhe dronë që lëshojnë bomba për të sulmuar forcat tajlandeze.

“Tajlanda është e vendosur që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe për këtë arsye masat ushtarake duhet të merren sipas nevojës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Surasant Kongsiri, në një konferencë për media ku folën edhe zyrtarë të tjerë ushtarakë.

Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias e akuzoi Tajlandën për “veprime brutale dhe të paligjshme”, duke thënë se që nga e hëna janë vrarë nëntë civilë dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë. Zyrtarët tajlandezë thanë se tre ushtarë janë vrarë në luftime dhe 29 persona janë plagosur.

Kryeministri kamboxhian, Hun Manet, djali i Hun Senit, tha mbrëmjen e së hënës se Tajlanda “nuk duhet të përdorë forcë ushtarake për të sulmuar fshatra civile nën pretekstin e rikthimit të sovranitetit të saj”.

Të dy shtetet thanë se kishin evakuuar qindra mijëra njerëz nga zonat kufitare.

Tensionet janë rritur që nga muaji i kaluar, kur Tajlanda pezulloi masat e uljes së tensioneve për të cilat palët ishin pajtuar gjatë një samiti të thirrur nga Trumpi, pasi një ushtar tajlandez u plagos nga një minë tokësore që Bangkoku thotë se ishte vendosur së voni nga Kamboxhia.

Përplasjet e së hënës ishin më të ashprat që nga shkëmbimi pesëditor i raketave dhe artilerisë së rëndë në korrik, kur të paktën 48 persona u vranë dhe 300.000 u zhvendosën, para se Trump të ndërhynte për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Në maj, tensionet u rritën pas vrasjes së një ushtari kamboxhian gjatë një përleshjeje, gjë që çoi në një grumbullim të madh trupash në kufi dhe situata u përshkallëzua në përplasje diplomatike dhe përleshje të armatosura.

Tajlanda ka superioritet sa i përket kapacitetit ushtarak krahasuar me Kamboxhian, pasi ka numër më të madh të personelit, buxhet dhe armatim, si dhe avionë luftarakë që kanë kryer sulme ajrore për të mbështetur trupat tokësore.

Tajlanda dhe Kamboxhia për më shumë se një shekull kanë kontestuar sovranitetin në pika të pademarkuara përgjatë kufirit të tyre tokësor të gjatë prej 817 kilometrash. Të dy vendet kanë mospajtime sa u përket tempujve antikë përgjatë kufirit, që kanë nxitur ndjenja nacionaliste dhe shpërthime të herëpashershme të përleshjeve, përfshirë një këmbim vdekjeprurës njëjavor me raketa më 2011.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?