Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Paradite burg për Veliajn, pasdite liri për Berishën…!?” Analisti ka një përgjigje pse dështon protesta para Bashkisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Paradite burg për Veliajn, pasdite liri për Berishën…!?” Analisti ka një përgjigje pse dështon protesta para Bashkisë
Lajmi i funditPolitike

“Paradite burg për Veliajn, pasdite liri për Berishën…!?” Analisti ka një përgjigje pse dështon protesta para Bashkisë

Published: April 11, 2024
Shpërndaje

Përse qytetarët nuk po i bashkohen protestës para Bashkisë? Analisti Mero Baze shkruan se ka disa arsye që demotivojnë protesta të tilla.

“Arsyeja zyrtare pse opozita proteston para Bashkisë, është pse janë marrë në ndjekje penale me arrest në burg tre drejtorë, për të cilët Bashkia, ka pranuar përgjegjësinë  nuk ka kundërshtuar as kritikuar drejtësinë për ndalimin e tyre, dhe nuk është në ndonjë betejë kundër hetimit nga drejtësia.   Kjo është aryseja e parë që i demotivon njerëzit që duan drejtësi ti bashkohen një proteste drejtuar nga njerëz që paradite shkojnë protestojnë tek bashkia dhe kërkojnë që SPAK të veproj, mbasdite shkojnë tek rrugica dhe kërkojnë që SPAK të mos veprojë kundër Berishës. Kjo demotivon dhe çetën opozitare e jo më qytetarët e tjerë që kanë aq intuitë të kuptojnë ku pengohet drejtësia dhe ku ajo po vepron”, – shkruan gazetari i njohur.

Ai shton se arsyeja e dytë janë personazhet që udhëheqin këtë protestë, figurinat më banale të opozitës dhe të shquar vetëm për akte dhune, të cilët  mbajnë të veshur bluza me sloganin “Liri për Sali Berishën”.

- Publicitet -

“Pra shkojnë para një godine të kërkojnë burg për kryetarin e Baskisë dhe mbajnë mbishkrime që kërkojnë liri për kryeministrin e tyre të ndëshkuar ndërkombtarisht si familje e korruptuar” – shkruan Baze dhe shton:

“Një tjetër arsye është gjuha e përdorur në këto protesta . A nuk të vjen të qeshësh, kur shikon Argita Sali Berishën, Ilda Safet Zhulalin, Kleves Fari Balliun e figurina të tjera qesharake që mbajnë parulla të tipit, “Poshtë fëmijët e baballarëve”.

Dhe e thonë këtë para një godine, ku i zgjedhuri i saj, ka ngelur jetimë që dhjet vjeç, dhe ka hyrë në politikë nga rruga me protesta, kurse këta marrin rrogën si të punësuar të baballarëve të tyre. Madje në publik ende njihen si djali i filanit apo vajza e filanit.

Përpjekja e tyre për të bërë politikë me origjinën pesëdhjetëvjeçare të socialistëve, për një moment i ka bërë të harrojnë se kanë shkua vet 50 vjeç dhe po janë komunistët e rinj të Shqipërisë , që duan të trashëgojnë pushtetin e korruptuar të etërve të tyre.

Dhe në këto momente të vështira për Veliaj, ky në fakt është i vetmi shërbim politik që po i bëhet për ta bërë të ndjehet i mbështetur politikisht. Kurse ata të ndjehen një çetë agresive që u prijnë figura, që në Tiranë njihen ose si hajdutë dyqanesh ose si pengmarrës. Në këtë rast të opozitës…”

n.s. / dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?