Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paradoksi: Po vijnë më shumë turistë të huaj, por hotelet kanë pasur më pak punë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paradoksi: Po vijnë më shumë turistë të huaj, por hotelet kanë pasur më pak punë
AktualitetEkonomi

Paradoksi: Po vijnë më shumë turistë të huaj, por hotelet kanë pasur më pak punë

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Ndonëse numri i shtetasve të huaj që vijnë në vend është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, teksa vendi e mori veten nga pandemia dhe Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, gjatë muajve të fundit ata kanë qëndruar më pak në vend dhe hotelet raportojnë që kanë pasur një ulje të normës neto të shfrytëzimit të dhomave.

Të dhënat e INSTAT të hyrjes së shtetasve të huaj dhe ato të netë qëndrimeve nga jo rezidentët tregojnë një diferencë të lartë në drejtime të kundërta, sidomos gjatë muajve të fundit.

Psh, në janar 2023 INSTAT raportoi një rritje rekord të hyrjes së të huajve, duke arritur në 377 mijë, me një zgjerim prej 94% në krahasim me muajin e parë të vitit 2022. Në botimin e strukturave akomoduese të janarit, po sipas INSTAT, numri i vizitorëve jo rezidentë u rrit ndjeshëm me 68%.

- Publicitet -

Por, në kontrast me këtë bum të të huajve, strukturat akomoduese në vend nuk kanë pasur shumë punë.

Sipas INSTAT, numri i numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me vetëm 7,8 .%. Edhe treguesi tjetër, ai i normës neto të shfrytëzimit të dhoma është në rënie, nga 8.9% në janar 2022, në 8.6% në janar 2023.

Tendencën e raportuar nga të dhënat e strukturave akomoduese dhe normën e shfrytëzimit të dhomave e kanë konfirmuar për Monitor dhe operatorët më të mëdhenj turistikë.

Në vitin 2022, të dhënat tregojnë se gjysma e parë e vitit ishte shumë pozitive, ku të gjithë treguesit ishin me rritje, si hyrjet e shtetasve të huaj, ashtu dhe netëqëndrimet dhe norma e shfrytëzimit të dhomave (shiko tre grafikët në fund).

Në gusht, që është dhe kulmi i sezonit, ndonëse hyrjet e shtetasve të huaj ishin në rritje (+11.2%), numri i netëqëndrimeve erdhi në rënie (-4.2).

Gushti ishte periudha kur në vend u hap debati për plazhet e boshatisura dhe për zënien e strukturave akomoduese, ku përveç Durrësit që kishte shfrytëzim të lartë të kapaciteteve deri në 90%, operatorët e tjerë, në jug e në Shëngjin, e raportonin këtë tregues në rreth 70%.

Pas një gjallërimi në shtator e tetor, nëntori dhe dhjetori ishin muaj negativë për hotelet sa i përket netëqëndrimit të turistëve dhe shfrytëzimit të dhomave. Psh, në nëntor, norma e shfrytëzimit to dhomave ishte 9.7%, nga 10.7% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në vitin 2022 u regjistruan 2.4 milionë netë qëndrime të shtetasve jo rezidentë. 95% e netëqëndrimeve të shtetasve të huaj janë nëpër hotele, 4.36% janë në struktura “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra”, (megjithëse informaliteti në këtë të fundit është shumë i lartë, shënim i Monitor).

Vitet e fundit vendi është bërë tërheqës dhe për qëndrimin me kampingje. Në 2022, numri i tyre u trefishua, duke u vlerësuar në gati 25 mijë netë qëndrime, ndonëse si peshë mbetet e ulët, në vetëm 1% të totalit.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Vezguesi atdhetar on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. ETHEM LALAJ on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  4. Fad on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. L on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?