Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet
AktualitetPolitike

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Published: April 19, 2024
Shpërndaje

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po njeh gjithnjë e më shumë fluks lëvizjeje.

Për të inspektuar punimet, ishte prezent në kantier Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Është një objekt i cili ndodhet në një pozicion shumë të mirë, shumë afër me qytetin. Durrësi ka një shtim të fluksit të lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe një nevojë të madhe për parkim dhe mendojmë që me këtë godinë, me përfundimin e saj do të japim një shërbim të mirë pasi këtu do të akomodohen 400 vende parkimi, do të ketë poste për biçikletat, karikues elektrik për mjetet elektrike dhe nga pjesa tjetër e funksioneve të objektit kemi parashikuar edhe hapësira të tjera funksionale si zyra të cilat mund të jenë në funksion të transportit publik në qytetin e Durrësit, por edhe salla për aktivitete të ndryshme”, – u shpreh kryetarja e bashkisë së Durrësit.

- Publicitet -

Godina do të furnizohet me energji falë paneleve diellore ndërkohë që projekti është konceptuar që të funksionoj si një rampë nga hyrja, deri në katin e fundit. Kjo gjë do të bëjë të mundur uljen e sipërfaqes së qarkullimit. “Nga pikëpamja e teknologjisë ka për të qenë e gjitha me panele fotovoltaike që do të krijojë qëndrueshmëri nga pikëpamja e eficiencës së energjisë së parkimit. Nuk është thjesht një hapësirë parkimi, por është një hapësirë me jetë e gjallëri gjatë gjithë kohës”, – theksoi drejtori i FSHZH, Agolli.

Objekti është i vendosur në një nyje strategjike të qytetit. “Nga e djathta kemi Portin turistik që po ndërtohet dhe pjesën e portit e Durrësit ekzistues dhe në të majtë kemi godinën e hekurudhës ku ka filluar puna me shtrimin e linjës Durrës – Tiranë dhe Durrës – Aeroport dhe mendojmë se është një nyje shumë e rëndësishme strategjike dhe ky objekt është i një nevoje shumë të lartë për qytetin”, – tha kryebashkiakja Sako.

Ky projekt, pritet të lehtësojë trafikun në qytet sidomos gjatë sezonit veror.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?