Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
Lajmi i fundit

Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë

Published: October 9, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Po si u katandisën në këtë farë derexheje deputetët “socialistë” të këtij vendi!

Të shurdhër ndaj nevojave, mendimeve dhe kërkesave të qytetarëve! Të verbër ndaj realitetit! Kartonë në duart e kryetarit të tyre.

- Publicitet -

Nga i pari tek i fundit. Nga më “trimi” tek ata që s’e kanë hapur gojën kurrë. Ata që paguhen me taksat tona për të mos thënë kurrë një fjalë në atë parlament, por thjesht për të ngritur kartonin, si të ishin kukulla të komanduara me fije nga lart, në një teatër ku gjithçka drejtohet nga Ai, i tmerrshmi kryetar i partisë së tyre.

Ai që i mban të përunjur e të poshtëruar, duke i kërcënuar me përjashtim nëse ngrenë kokën ose bëjnë zë. Ai që vetë s’duhej të kishte vend në atë parti, aq më pak në krye të qeverisë së këtij vendi, populli i të cilit tashmë, çdo ditë e me zë të lartë, i thotë se nuk e do.

Po si nuk kanë këta deputetë “socialistë”—askush prej tyre—kurajën të thonë një herë “jo”, kur kjo është bindja e tyre, ose të shprehin një argument të ndryshëm nga ai i kryetarit të partisë!

Si mund të bëhet njeriu lepur! Dhe si munden këta dhjetëra njerëz ta shohin kryetarin e partisë së tyre si të ishte një luan!

Si mund të jenë kaq pa dinjitet! Kaq kot në këtë kohë të madhe që po kalon shoqëria jonë!
Si mund të pranojnë t’i shkelë me këmbë një njeri i vetëm!

Një despot oruellian që kërkon vetëm bindje, nënshtrim dhe heshtje nga kushdo që ka nën vete. Një tiran i vogël, i etur për pushtet absolut!

Si kemi ardhur në këtë pikë! Një parlament ku merren vendime për fatet dhe mirëqenien e qytetarëve të këtij vendi hesht si të ishte në ditë zie. Tetëdhjetë e kusur njerëz të gjallë heshtin si të ishin një trup i vdekur. E vetmja gjë që u ka mbetur të presin është një gozhdë e fundit në arkivolin e tyre politik të përbashkët.

Zgjohuni, o njerëz! Ju, o deputetë të Partisë Socialiste, nëse ka mbetur ndonjë gjë socialiste te ju, apo sadopak dinjitet njerëzor!

Flisni hapur! Thoni çfarëdo që mendoni! Ngrijeni zërin sa herë shihni një padrejtësi! Çdokush nga ju është sovrani i vetëm i mendjes dhe i ndërgjegjjes së vet. As kryetari, as partia dhe askush nuk mund t’ua dhunojnë këtë sovranitet të mendjes dhe të ndërgjegjjes suaj.

Në një shoqëri të hapur e demokratike, disiplina e partisë nuk mund të kërkojë kurrë heshtjen e ndërgjegjes. Disiplina e partisë mund të jetë një detyrim politik, por liria e ndërgjegjes dhe e fjalës është një e drejtë njerëzore.

Shihini në sy të vërtetat e këtij vendi. Shiheni në sy edhe kryetarin tuaj dhe, në sy, thojini se nuk jeni kukullat e tij. Ai është thjesht njëri prej jush, por ju e keni lejuar të bëhet sundimtari juaj.

Me veprimet tuaja ju u ngjani personazheve të një bote kafkiane, madje edhe më keq, se ju nuk jeni vetëm viktima të pushtetit arrogant të kryetarit, por edhe jeni bërë pjesë e mekanizmit që e mban atë në këmbë.

Thojini: Mjaft! Edhe nëse do të humbisni postin që keni apo një vend në parlamentin e ardhshëm, do të fitoni Lirinë.

Nëse pushtetin dhe arrogancën e kryetarit tuaj i vini mbi lirinë tuaj, ju meritoni të mos jeni të lirë!

Liria ka një çmim, por humbja e saj kushton gjithmonë më shumë!

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  • ​Tre skenarët e mundshëm: Si pritet të zbërthehen rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara

Komentet e Fundit

  1. Niku on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. . on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Roni on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. vlonjati on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?