Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partia “Protesta”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Partia “Protesta”
Analiza

Partia “Protesta”

Published: October 5, 2026
Shpërndaje

DR. JORGJI KOTE

Le të fillojmë duke përsëritur atë çka ka mbi 4 muaj rresht që ndodh në Tiranë dhe që përmendet nga mediat më të mëdha shqiptare dhe botërore, forume të larta dhe në shumë shkrime të autorëve vendas dhe të huaj; Protestën tonë Qytetare, më e madhja, më paqësorja, më e organizuara, më e bukura, më e gjata në kohë dhe me jehonën më të madhe në 36 vitet e fundit.

Vërtet shembull dhe model për gjithë demokracitë europiane dhe më gjerë. Ajo vrau frikën, i nxorri bojën propagandës butaforike qeveritare dhe ngjalli shpresa se ky vend mund të bëhet, edhe pse përmasat e shkatërrimit janë aq të mëdha sa riparimi i tyre përbën problem më vehte.

- Publicitet -

Ashtu si dënimi dhe ndëshkimi i shkaktarëve dhe fajtorëve të plaçkitjeve të papara do të jetë problem shumë i madh ligjor dhe gjyqësor; se do të duhen jo një dhe dy por shumë Gjykata Speciale Nurembergu me batalione gjyqtarësh dhe avoketërish që të japin drejtësinë, se dosjet e krimit janë bërë MAL me gropa! Por ka kohë për to, tani le të merremi me Protestën, rezultatet dhe fatin e saj politik.

Së pari le ta themi qysh në fillim se pavarësisht nga suksesi apo edhe dështimi që nuk përjashtohet, Protesta me arritjet e lartpërmendura do meritojë RESPEKT dhe një BRAVO të madhe sepse e ka rinovuar demokracinë tonë të re.
POR, si dashamirës të saj, nisur nga përvoja praktike dhe realpolitika, por edhe dinamikat në rënie të Protestës dhe të ardhmen e saj, nuk mund të mos shprehim disa shqetësime, sugjerime dhe rekomandime praktike, që Protesta të mos dështojë, siç i ka dhënë shenjat, por të realizojë objektivat e saj themelore.

Shqetësimi i madh këtu është se Protesta qytetare nuk po kthehet dot në LEVIZJE politike, siç është kërkuar në disa shkrime të tjera nga intelektualë të nderuar dhe autori i këtyre rradhëve te DITA; problemi madhor është se pa u kthyer në një LEVIZJE POLITIKE, sado gjatë të vazhdojë edhe me numrat maksimalë që edhe ato i kanë firuar, Protesta Qytetare për vetë natyrën e saj nuk e kryen dot Revolucionin demokratik dhe Shqipërinë e Re!

Kjo kërkesë po ulëret për zgjidhje dhe nuk mund të shtyhet më! Madje, edhe tani është vonë sepse i ka dhënë kohë të mjaftueshme “ustallarëve“ politikë dhe qeveritarë për t’iu kundërpërgjigjur; ndërkohë qe pse të mos e themi se edhe publiku duket i lodhur nga mbi 4 muaj me denoncime, premtime, betime dhe marshime, të cilat i ka përjetuar edhe më parë; por ai e sheh se edhe Protesta nuk ka ofruar alternativa konkrete të besueshme për ta ndryshuar rrënjësisht situatën. Mirëpo, publiku ynë nuk ka më kohw dhe durim të presë.

Për këtë, në radhë të parë kërkohet ndërgjegjësimi i protestuesve dhe të gjithëve se jetojmë në Shqipëri dhe jo në demokracinë gjermane, skandinave, në Bruksel dhe gjetkë; se jemi në demokraci surragato. Se kushtet dhe rrethanat për Protestën dhe opozitën në përgjithësi janë shumë më të vështira dhe komplekse, me jashtë dhe brenda se në vitet 90, çka kërkon më pak eufori dhe patetizëm, më shumë mobilizim, më shumë realizëm, me këmbë në tokë dhe pa i rënë murit me kokë.

Parë kështu, bashkohem me autorë të tjerë që organizatorët e Protestës të mendojnë për atë se çfarë do bërë më shpejt që të realizohen objektivat kryesore të Protestës – largimi i qeverisë dhe i Ramës dhe pastaj edhe Shqipëria e Re. Më thjesht, si do të çmontohet klasa politike, si dhe kush do ta krijojë qeverinë teknike, zgjedhjet e reja të lira dhe të ndershme dhe roli i Protestës tanimë si forcë politike.

Nisur nga sa sipër, kërkohet një analizë gjithëpërfshirëse realpolitike. Duke pranuar se megjithë meritat dhe mobilizimin e madh, Protesta, nuk ka realizuar asnjë nga objektivat e lartpërmendura. Edi Rama vazhdon të jetë Kryeministër pothuajse me të njëjtën qeveri dhe as nuk jep shenja se do të largohet; ai nuk ka bërë asnjë tërheqje sado të vogël, madje e ka sfiduar hapur dhe po e përvetëson Protestën.

Madje tani ka marrë dorën asaj, duke vepruar akoma më me egërsi brenda dhe « me lezet » jashtë vendit. Kryesorja, jo për fajin e saj, Protesta nuk ia ka dalë të krijojë kudo dhe në masën e duhur frymën mbytëse, ca më pak krizën brenda shumicës partiake dhe parlamentare, shtimin e trysnisë ndaj Ramës nga të vetët, nga populli në shumicë dhe nga institucionet ndërkombëtare. Ai vazhdon i pashqetësuar me moton ” business as usual”, madje e propagandon jashtë vendit Protestën si një ”mrekulli” të demokracisë shqiptare dhe zbukurues të rregjimit.

Ca më keq akoma, Rama po e shfrytëzon Protestën për të forcuar pushtetin e tij ndaj të vetëve, për të mbijetuar politikisht dhe për të nxjerrë kapital politik prej saj. U thotë të gjithëve brenda dhe jashtë vendit : ” E shihni apo jo, rezil më kanë bërë atje poshtë zyrës time dhe asgjë nuk ndodh, ja kjo është demokracia, ata në të drejtën e tyre për protestë, ne në tonën për të vazhduar qeverisjen! E bukur demokraci, kur në Bruksel edhe kur vetëm 5000 vetë protestojnë mblidhet qeveria!

Pra si të thuash, edhe me Protestën po ndodh si me atë që mendon mirë por pa dashje i bën keq vehtes. Dhe betimi që ” ne nuk ikim nga shesha pa ikur Rama » tingëllon më shumë inat dhe frustrim se sa qëndrim dhe veprim serioz. Ca më tepër kur Rama e ka bërë të qartë se edhe një milion vetë dhe një vit të rrijnë aty, ai aty do të jetë deri më 2029 ! E pra në këto kushte të vazhdosh me refrenin « Rama jepe dorëheqjen » bëhet qesharake dhe ia humbet sensin dhe forcën Protestës.

Ndaj, nëse e kanë seriozisht me parrullat dhe objektivat e tyre deri te Shqipëria e Re, e cila le ta themi nuk është aq e lehtë si ajo e Kinostudios atëhere » organizatorët e Protestës duhet të mendojnë mirë dhe të marrin masa urgjente që ajo të kthehet sa më shpejt në Lëvizje, në Veprim Politik dhe në Revolucion demokratik.

Puna këtu fillon me krijimin sa më shpejt të të Munguarit të madh, Forumi Drejtues/Koordinues Qytetar, me një kryesi, Asamble apo Komitet, quaje si të duash. Kështu, protesta sa nuk është vonë do të institucionalizohet, do të ketë një kokë drejtuese dhe do të jetë më demokratike. Ajo do të bëhet më efektive, më e besueshme te shqiptarët por edhe te komuniteti ndërkombëtar. Kësisoj, drejtuesit e saj qoftë edhe të përkohshëm do ta shtojnë dhe zgjerojnë fushën e veprimit, duke mos mbetur vetëm te protestat qoftë edhe në diasporë, por duke organizuar takime dhe kontakte në Shqipëri dhe në botë me shoqata, forume, me komunitete qytetare, artistike, etj. Kjo do të gjallëronte aktivitetin e saj, do të krijonte vërtet në çdo qelizë frymën, angazhimin dhe mobilizimin e njerëzve kudo. Sot kjo është e pamundur të bëhet sepse organizatorët e Protestës nuk e kanë këtë besim dhe mandat.

Më tej, vetëm kështu ky Forum do të marri kontaktet e munguara me Ambasadat e huaja në Tiranë dhe me institucionet ndërkombëtare, sidomos me BE-në. Deri tani as Brukseli, as Vjena dhe as Strasburgu dhe asnjë nga metropolet e tjera europiane nuk e kanë mbështetur dhe nuk kanë treguar interes zyrtar për këtë Protestë; as Ursula von der Leyen nuk e përmendi në Tiranë më 30 Shtator; edhe eurodeputetët që kanë qenë edhe vetë në Protestë, i mëshojnë më shumë mbrojtjes së mjedisit dhe zonave të mbrojtura por jo kërkesave të tjera ulëritëse. Mirëpo pa mbështetjen sidomos të BE-së Protesta nuk realizohet dot.

Nga ana tjetër, Forumi në fjalë duhet të krijojë dhe të verë në funksionim ekipet konsulente « në hije » të qeverisjes së nesërme me ekspertë në të gjitha fushat. Të organizuar në komisionet apo seksionet përkatëse, ata do të përgatitin alternativat dhe programet qeverisëse, duke i shpalosur ato gjatë Protestave, në media, në forume të ndryshme brenda dhe jashtë vendit; kështu, do të ketë transparencë më të madhe publike dhe qeveritarët e ardhshëm do të afirmohen dhe do të bëjnë edhe dallimin e madh me të tjerët. Tanime jo thjesht dhe vetëm duke denoncuar, demonizuar dhe mohuar, por duke shpalosur dhe argumentuar vizionet dhe alternativat e tyre qeverisëse që nuk janë aq të lehta sa kur thuhen në Protesta.

Nga ana tjetër dhe më e rëndësishmja, krijimi i këtij Forumi drejtues do t’i çelte rrugën natyrshëm krijimit të një partie politike. Përvoja tregon se asnjë proteste apo edhe lëvizje, sado vizione tërheqëse të ketë nuk ka shans të fitojë po qe se nuk kthehet në parti politike; se këto të fundit, pavarësisht nga difektet e tyre, përbëjnë palcën e pluralizmit politik dhe fidanishtet e qeveritarëve të ardhshëm. Vetëm kështu shifrat dhe numrat masive pjesëmarrësish nesër në zgjedhjet vendore dhe kombëtare do të ” përktheheshin” në vota plebishitare për Partinë e re ”Protesta”. Ndryshe, shtrohet pyetja madhore se për kë do të votojë nesër Protesta dhe si do bëjë ajo dallimin e madh me PD-në dhe PS-në pa vota dhe besimin popullor?

Le ta theksojmë se vetëm duke marrë pjesë me partinë e tyre në zgjedhje dhe duke siguruar mundësisht 2/3 e votave si Kryeministri Magiar në Hungari, Protesta do të mund të realizojë vizionin me aksion, të realizojë Revolucionin dhe Shqipërinë e Re. Ndryshe, gjithçka tjetër do të katandiset në ”fjalë të mira dhe gurë në trastë”.

Madje, Partia « Protesta » duhet krijuar sa më shpejt, se ta zemë bie Rama dhe krijohet qeveria tranzitore, atëhere kjo parti do të duhet të hyjë në kontakte, bashkëpunim dhe marrëveshje me partitë e tjera lidhur me reformat e parashikuara. Të mos gënjejë njeri mendja, gjithçka deri te Republika e Re e Protestës do të kalojë nga ky Kuvend, duam apo s’duam! Kështu ndodhi edhe në vitin1997, kur shumicën dërmuese atjee kishte PD-ja. Në bazë të

Marrëveshjes së kompromisit të 10 partive të atëhershme, deputetët e PD-së i votuan me konsensus të gjitha projekt-ligjet që çuan në zgjedhjet e reja të parakohshme. Kjo do të jetë edhe në këtë rast zgjidhja kushtetuese dhe jo pa Kuvend, ashtu siç është!
Nisur nga sa sipër, kjo kërkon që Protesta të tregohet më e moderuar dhe më e arsyeshme edhe me partitë dhe opozitën e PD-së, pa kaluar në nihilizëm. Këtu bie fjala nuk shkon parrulla “ opozitë e shitur” as protestat përpara selive të partive, kjo nuk ka ndodhur as më 1997, se nuk mund të shitet gjithë opozita dhe as pozita! Ndaj, kur vjen puna te partitë politike dhe anëtarësia etyre, duhet bërë diferencimi duke e “ ndarë shapin nga sheqeri” dhe pa i futur “ të gjithë në një thes” Sepse në të dy partitë e mëdha dhe sidomos te opozita ka elementë, drejtues dhe deputetë të aftë dhe me karakter; ndaj nuk mund të thuhet të 140 deputetëve se “nuk na përfaqësoni”!

Për të mos përmendur pastaj “disidentët” politikë të të dy partive, personalitete dhe ish drejtues të tyre që e kanë mbështetur Protestën, por pa gjetur vendin dhe jehonën e duhur te ajo.
Ndërkohë, kujdes, se revolucioni i pretenduar demokratik dhe Republika e Re nuk bëhen me shkopin magjik dhe as vetëm me « miellin « e Protestës. Ky proces historik kërkon detyrimisht bashkëpunimin e Protestës me të dy partitë kryesore dhe forcat e tjera politike, sepse të gjitha masat do të ndërmerren dhe vulosen nga ky Kuvend deri në shkrirjen e tij. Bllokimi dhe rrëzimi i tij nuk bëhet me vezë dhe domate e as me gurë dhe molotov por me votën nesër, e cila ka rregullat dhe logjikën e saj.

Rrëzimi i vërtetë i qeverisë dhe Kryeministrit Rama nuk bëhet me ultimatume dhe afate, as duke rrethuar selinë e tyre dhe të Kuvendit; por kur Protesta e kthyer në lëvizje, në bashkëpunim me grupet e tjera politike dhe shoqërore shkakton “lëkundje sizmike“ brenda partive dhe në bazën e tyre, brenda Kuvendit, brenda institucioneve, duke e bërë të papërballueshme trysninë për qeverinë dhe Kryeministrin; për pasojë; ato ose japin dorëheqjen, ose bëhet votëbesimi në Kuvend dhe qeveria e humbet atë se nuk i ka më numrat. Në pamundësi të këtyre alternativave “nga e keqja“ priten zgjedhjet e reja të rregullta ose të parakohshme, këto të dytat janë më të parapëlqyera. Çdo variant apo alternativë tjetër, ca më keq akoma me dhunë, nuk të çon askund!

Veç sa sipër, duke patur Partinë dhe përfaqësuesit e vet, Protesta do të jetë e kudondodhur; mbi të gjitha, ajo do të vendosë kontakte me sindikatat, shoqatat e ndryshme, organizatat e të drejtave të njeriut, bashkitë, madje edhe diasporën; vetëm kështu ajo do të kanalizohet, do të përshkallëzohet jo thjesht me sloganin « nesër edhe më shumë » por duke krijuar dhe forcuar frymën mbytëse, duke ia “nxirrë jetën” qeverisë deri në largimin e saj. Le ta përsërisim fort, vetëm kështu, Protesta do të sigurojë shumicën parlamentare në kutitë e votimit me qeveri tranzitore dhe me zgjedhje të lira e të ndershme.

Mirëpo, kjo kërkon shumë më tepër punë dhe përpjekje, mendim, veprim dhe fantazi krijuese. Që Protesta të mos kthehet në foltore, në një pikë takimi ku njerëzit shfryhen dhe protestojnë, as në një spektakël argëtues dhe në një atraksion politik; se kështu ajo nuk do të frymëzojë dhe nuk do të mobilizojë më; ca më keq akoma, mund të kthehet në garniturë të qeverisë dhe në një truk propagandistik të saj aty në mes të Tiranës. Dhe atëhere do të themi me trishtim “ na ishte njëherë Protesta Qytetare”…

Ca më keq akoma, dështimi i saj do të ishte zhgënjim tragjik për të ardhmen tonë demokratike, duke ia zbehur vlerat dhe besimin e madh publik dhe në diasporë, çka le ta themi po ndihet qysh tani e duke u kthyer në “ prani besnike” të qeverisë. Duke i lënë vend mendimit se kur nuk fitoi dot edhe kjo Protestë, asnjë tjetër nuk ka shans.

Ndaj, ka ardhur koha për më pak eufori, fjalë dhe fjalime, më shumë vizion, veprim dhe mobilizim, që Shqipëria e Re të mos mbetet vetëm në slogane, pankarta dhe thjesht dëshirë e mirë qytetare. Formula magjike në këtë rast është: Protestë qytetare +lëvizje politike = Revolucion. Pikë!

DITA

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Partia “Protesta”
  • SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  • Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  • “250 euro në muaj që të mos iu heq nga puna” (!) Thellohet skandali i Postës së Durrësit
  • Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  2. K R on VIDEO: “Hajdut, opozitë e shitur, Berisha në burg”, protestuesit rrethojnë deputetin e PD-së
  3. K R on Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës
  4. Durrsak on “250 euro në muaj që të mos iu heq nga puna” (!) Thellohet skandali i Postës së Durrësit
  5. K R on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?