Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partitë politike, shkelje në raportimet financiare dhe pagesa në të zezë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Partitë politike, shkelje në raportimet financiare dhe pagesa në të zezë
Lajmi i funditPolitike

Partitë politike, shkelje në raportimet financiare dhe pagesa në të zezë

Published: April 9, 2024
Shpërndaje

Auditimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike për vitin 2022 gjeti paligjshmëri në raportet financiare, probleme me pagesat dhe refuzim për të raportuar në dhjetra raste. Celibashi vendos 108 gjoba.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Iliran Celibashi miratoi të martën raportin mbi gjetjet nga auditimi i raporteve financiare të partive politike, duke vendosur 108 gjoba gjithsej për moszbatim të dispozitave ligjore për transparencën financiare.

Për shkelje të dispozitave për financimin e partive politike, Celibashi vendosi sanksionin administrativ në masën 60 000 lekë për 94 partitë politike, ndërsa për shkelje të detyrimit për të raportuar u gjobitën 14 parti me 1 000 000 lekë secila.

- Publicitet -

Me shkelje në raportim dhe me pagesa cash të pajustifikuara janë gjetur dhe 3 parti parlamentare, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia Social Demokrate, të cilat u gjobitën nga 60 mijë lekë.

Partia në pushtet është gjetur në shkelje pasi nuk ka raportuar të ndara shpenzimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjessshme vendore të marsit 2022 dhe se ka bërë pagesa në të zezë, duke shmangur detyrimet tatimore.

“Pagesat e kryera për shpërblimin e fundvitit si dhe pagesat për punë shtesë nga disa punonjës të saj, nuk janë përfshirë në listë pagesat e raportuara në organet fiskale,” konstaton auditimi i PS-së.

Po ashtu, sipas auditit, PS nuk ka paraqitur në raport llogarinë për amortizim e ndërtesës që e ka me qera nga shteti.

Me parregullsi është gjetur dhe raportimi i Partisë Demokratike, për mosndarjen e shpenzimeve të fushatës nga raportimi vjetor. “Në pasqyrat financiare partia nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime për degët e saj, nisur nga fakti se viti 2022 ka pasur zgjedhje të pjesshme. Në pasqyrat financiare nuk janë paraqitur të ardhurat dhe shpenzimet e kandidatëve,” thuhet në raport.

Ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, aleate me PS-në, ka parregullsi në likuidimet e pagave, të honorareve dhe ndihmave të cilat gjithashtu janë bërë në të zezë, mungesa në llogaritjen e tatimit në burim për këto pagesa, mungesë faturash për qiranë e selisë dhe blerje që nuk mbështeten me fatura tatimore elektronike.

E vetmja parti parlamentare që nuk është gjetur me probleme është ish- Lëvizja Socialiste për Integrim ( aktualisht Partia e Lirisë), e cila i ka shpëtuar sanksioneve.

Raporti evidenton se nga 131 parti politike të regjistruara në gjykatë, vetëm 48 parti i kanë dorëzuar në kohë raportet financiare.

Sipas KQZ-së, për 76 parti nuk u krye auditimi për shkak të adresave jo të sakta, 7 parti të tjera refuzuan të bashkëpunonin me audituesit ligjorë dhe 4 parti janë shpallur në listën e subjekteve me statusin pasiv nga organet tatimore.

Transparenca e financimeve të partive politike vijon të jetë një shqetësim, ndërsa KQZ i ka kërkuar Kuvendit mekanizma ligjorë që ky institucion të kontrollojë këto financime, sidomos rastet e përdorimit të aseteve publike në fushatë./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  • Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?