Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partizani jashtë Kupës, Vllaznia i bëhet ‘mace e zezë’. Egnatia shkruan historinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Partizani jashtë Kupës, Vllaznia i bëhet ‘mace e zezë’. Egnatia shkruan historinë
Sport

Partizani jashtë Kupës, Vllaznia i bëhet ‘mace e zezë’. Egnatia shkruan historinë

Published: March 15, 2023
Shpërndaje

Shkodranët kthehen në ‘macen e zezë’ për të kuqtë e Partizanit. Kandidatët kryesor për titullin në kampionat e panë veten jashtë gjysmëfinales. Kupa e Shqipërisë mbylli fazën çerekfinale për ndeshjet e kthimit. Surprizë ka qenë edhe Laçi, ku vendasit humbën 0-3 me Egnatian, e cila bëri ‘hirushen’ e kompeticionit. Për herë të parë në histori, rrogozhinasit kalojnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka folur për largimin nga ekipi. Partizani fitoi 1-0 me Vllazninë, por nuk u shërbeu për asgjë, teksa shkodranët kalojnë më tej pasi fituan 3-1 në ndeshjen e parë. Të martën u kualifikuan Tirana dhe Teuta. Kështu, Egnatia, Vllaznia, Tirana dhe Teuta, do mësojnë rivalët në shortin e FSHF-së.

Kronika e ndeshjeve të kthimit

Në stadiumin e Laçit, vendasit e Gentian Mezanit humbën 0-3 me Egnatian në fazën çerekfinale për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Për herë të parë në histori, Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova merr një biletë për në fazën gjysmëfinale. Dueli u hap në minutën e 20-të nga Fernando, me sferën që përfundoi pas krahëve të Selmanit edhe pas devijimit të mbrojtjes. Pjesa e dytë ishte me të njëjtin ton, teksa Redi Kasa shënoi një gol të bukur në të 54 minutë. Kur pritej reagimi i Laçit, miqtë shënuan golin e tretë. Edhe këtë herë u kujdes Fernando në të 66-ën minutë për dopietën personale. Tanimë Laçi është jashtë Kupës, teksa prej fillimit të shkurtit nuk ia del të fitojë. Ndeshja e parë mes tyre në Rrogozhinë përfundoi 0-0. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për largimin nga ekipi.

- Publicitet -

Partizani fitoi 1-0 me Vllazninë në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Megjithë fitoren, “Demat” e Colellas eliminohen nga Kupa, kjo pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë. Kampionët në fuqi të Kupës, Vllaznia kalon më tej në një event që e ka fituar dy vitet e fundit. Nën rebeshin e shiut në kompleksin e Partizanit, vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 25-të me Mensah. Gafa e Bulatovic dhe Gurishtës ka nxjerrë zbuluar portierin Qarri, me Partizanin që kaloi në avantazh. Në fund Cara shënoi për 2-0, por kryesori Bajramaj me ndihmën e VAR anulluan golin. Kësisoj, Vllaznia është skuadra e katërt që kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?