Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pjerin Ndreu: Pse duhet ta vrisnim Salvador Kaçaj gjysmë ore nga mbyllja e votimeve?! Fantazi idiote
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Pjerin Ndreu: Pse duhet ta vrisnim Salvador Kaçaj gjysmë ore nga mbyllja e votimeve?! Fantazi idiote
Politike

Pjerin Ndreu: Pse duhet ta vrisnim Salvador Kaçaj gjysmë ore nga mbyllja e votimeve?! Fantazi idiote

Published: October 10, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili publikoi një video të një atentati të pretenduar ndaj Salvador Kaçaj në ditën e zgjedhjeve të 14 majit.

“Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023”, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Pjerin Ndreu i cilëson deklaratat dhe videon e publikuar si një “fantazi idiote” të matrapazëve politikë. Ai thotë se Salvador Kaçaj nuk ka asnjë peshë dhe ndikim elektoral në Lezhë, ndër të tjera, ndaj askush nga PS-ja nuk kishte përse t’i organizonte atentat.

- Publicitet -

“[…] ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë incident personal, në orën 6 :30 kur historia e votimeve ishte në fund! Të “vrasësh” Salvadorin në mbyllje të kutive, është kulmi i fantazisë idiote që duhet të dëgjojmë ne për të tillë matrapazë politike”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës.

Më tej, Pjerin Ndreu aludon se e gjithë ajo që ai e quan farsë për t’iu veshur politikisht PS, mund të jetë sajesë e vetë Salvador Kaçaj.

“E fundit, e neveris gjithë këtë farsë turpi dhe qesharake të stisur dhe veshur politikisht PS, kur nuk ka asnjë arsye, motiv e as logjikë! Pse të mos mendoj se është sajesë e Salvadorit atëherë?! Sepse nuk më lidhet “dëshira”e Salvadorit për të fituar doktori me “frikën” tone se na bëka dam të madh ky mashtruesi i njohur publikisht?!”, përmbyll Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?