Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas alarmit të ngritur nga OBSH, reagon ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pas alarmit të ngritur nga OBSH, reagon ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri!
BoteLajmi i funditShendetesi

Pas alarmit të ngritur nga OBSH, reagon ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri!

Published: November 26, 2023
Shpërndaje

Një rritje e sëmundjeve të frymëmarrjes në të gjithë Kinën që ka tërhequr vëmendjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shkaktuar nga gripi dhe patogjenë të tjerë të njohur dhe jo nga një virus i ri, theksoi këtë të dielë ministria kineze e Shëndetësisë.

“Grupet e fundit të infeksioneve të frymëmarrjes shkaktohen nga një mbivendosje e viruseve të zakonshme  që shkakton rënie të imunitetit, si; rinoviruset, virusi sincicial i frymëmarrjes ose RSV, adenovirusi, si dhe bakteret si mycoplasma pneumoniale, që është një shkaktar i zakonshëm për infeksionet e traktit respirator”- tha një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Ministria u bëri thirrje autoriteteve vendore të hapin më shumë klinika kundër etheve dhe të promovojnë vaksinimet e fëmijëve dhe të moshuarve, ndërsa vendi përballet me një valë sëmundjesh të frymëmarrjes në dimrin e tij të parë të plotë që nga heqja e kufizimeve të Covid-19.

- Publicitet -

“Duhet të bëhen përpjekje për të rritur hapjen e klinikave dhe zonave përkatëse të trajtimit, zgjatjen e orarit të shërbimit dhe rritjen e furnizimit me ilaçe”- tha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Mi Feng. Ai këshilloi njerëzit të mbanin maska ​​dhe u bëri thirrje autoriteteve lokale që të fokusohen në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve në vendet e mbushura me njerëz si shkollat ​​dhe azilet e pleqve.

OBSH në fillim të kësaj jave kërkoi zyrtarisht që Kina të jepte informacion në lidhje me një rritje potencialisht shqetësuese të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe grupeve të pneumonisë tek fëmijët, siç përmendet nga disa raporte mediatike dhe një shërbim global i monitorimit të sëmundjeve infektive.

Shfaqja e llojeve të reja të gripit ose viruseve të tjera të aftë për të shkaktuar pandemi zakonisht fillon me grupe të padiagnostikuara të sëmundjeve të frymëmarrjes. Si SARS ashtu edhe Covid-19 u raportuan fillimisht si lloje të pazakonta të pneumonisë.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e vajzave, për herë të parë në histori përgatitet për një play-off Botërori
  • “Kamerat nuk kishin memorie”, dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës
  • SHIFRAT: 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
  • Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media
  • Trump u konsultua me “AI” para operacionit në Venezuelë, ja çfarë pyetje i bëri chatbot-it

Komentet e Fundit

  1. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. Phoenix on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  3. K R on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  4. Ethem Lalaj on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  5. Rilindja e Lenka Cukove on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?