Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas Diasporës, edhe minoritetet ankohen për ‘Zgjedhoren’: Duam vende të garantuara në Parlament
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas Diasporës, edhe minoritetet ankohen për ‘Zgjedhoren’: Duam vende të garantuara në Parlament
AktualitetPolitike

Pas Diasporës, edhe minoritetet ankohen për ‘Zgjedhoren’: Duam vende të garantuara në Parlament

Published: February 18, 2024
Shpërndaje

Pas diasporës që kërkon me ngulm votën e emigrantëve, edhe partitë minoritare janë skeptike për punën që po bën Komisioni për reformën zgjedhore, për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Përmes një letre drejtuar dy bashkëkryetarëve Gjiknuri e Alibeaj minoritetet thonë se reforma e re duhet të garantojë përfaqësim të minoriteteve në parlament.

“Është thelbësore që Reforma Zgjedhore të zbatohet në një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual dhe të adresojë çështjen e përfaqësimit të minoriteteve me vende të garantuara në parlament. Sistemi aktual është diskriminues dhe nuk garanton përfaqësim të drejtë për minoritetet, të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, jo vetëm në zona të veçanta”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e përfaqësuesve të minoriteteve.

- Publicitet -

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet sërish të martën, ku në rend të ditës ka dëgjesën me shoqatat e diasporës.

Deklarata e plotë e përfaqësuesve të minoriteteve:

Në emër të partive të komunitetit maqedonas, vlleh rrom dhe egjiptian në Shqipëri, veçanërisht partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane dhe partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, kërkojmë që Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore të trajtojë rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it, zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik, administratë zgjedhore të depolitizuar dhe krijimin e kushteve për votimin e qytetarëve jashtë vendit.

Është thelbësore që Reforma Zgjedhore të zbatohet në një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual dhe të adresoj çështjen e përfaqësimit të minoriteteve me vende të garantuara në parlament duke u siguruar atyre një zë të dëgjueshëm dhe efektiv. Kjo do të lejojë përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe adresojnë në mënyrë efikase problemet e minoriteteve.

Sistemi zgjedhor aktual, proporcional rajonal, nuk adreson nevojat e një shoqërie të larmishme dhe të formacioneve sociale brenda saj. Ky sistem është diskriminues dhe nuk garanton përfaqësim të drejtë për minoritetet, të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, jo vetëm në zona të veçanta.

Shumë shtete evropiane kanë adoptuar modele të suksesshme për përfaqësimin e minoriteteve në parlament, si në Kroaci, Slloveni, Rumani, Hungari, Kosovë, Federatën Ruse dhe vendet skandinave. Këto shembuj duhet të shërbejnë si inspirim për ndryshime pozitive në sistemin tonë zgjedhor.

Përfaqësimi i minoriteteve në Parlament është jo vetëm një çështje e drejtësisë dhe barazisë, por edhe një detyrim që rrjedh nga konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe standardet ndërkombëtare që trajtojnë të drejtat dhe liritë e minoriteteve. Në veçanti, Opinioni i Pestë për Shqipërinë i Komitetit Këshillimor për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Europës në vitin 2023 kërkon nga Shqipëria të ndërmarrë masa pozitive për të siguruar përfaqësimin e minoriteteve në Parlament.

Ne besojmë se ndryshimet në legjislacionin tonë për përfaqësimin parlamentar të minoriteteve do të na rendisin në mesin e shteteve më të përparuara demokratike në Evropë në lidhje me përfaqësimin e grupeve minoritare. Kjo është një mundësi për Shqipërinë të tregojë angazhimin e saj ndaj vlerave demokratike dhe respektimin e diversitetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?