Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasojat që sjell Tuberkulozi i patrajtuar, është vrasësi i dytë infektiv pas Covid-19
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pasojat që sjell Tuberkulozi i patrajtuar, është vrasësi i dytë infektiv pas Covid-19
AktualitetShendetesi

Pasojat që sjell Tuberkulozi i patrajtuar, është vrasësi i dytë infektiv pas Covid-19

Published: March 24, 2023
Shpërndaje

Tuberkulozi është një infeksion që zakonisht prek mushkëritë. Në shumë vende të botës sëmundja e tuberkulozit mbetet një patologji e shpeshtë, e cila merr edhe jetë.

Referuar rrezikshmërisë që paraqet, autoritetet e shëndetit bëjnë me dije se Tuberkulozi  është vrasësi i dytë infektiv pas Covid-19, si dhe i 13-ti kryesor shkaku i vdekjes në mbarë botën. Tuberkulozi është gjithashtu vrasësi kryesor i personave me HIV dhe një shkak kryesor i vdekjeve të lidhura me rezistencën antimikrobike.

Çdo vit, 10 milionë njerëz sëmuren nga tuberkulozi. Pavarësisht se është një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme, 1.5 milionë njerëz vdesin nga tuberkulozi çdo vit, duke e bërë atë vrasësin më të madh infektiv në botë.

- Publicitet -

Në “Ditë Botërore të Tuberkulozit”, autoritetet e shëndetit vënë theksin tek domosdoshmëria e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë të kësaj sëmundjeje.

Sëmundja shkaktohet nga bakteri (Mykobakteri tuberkulosis), i cili më shpesh prek mushkëritë.Kjo sëmundje përhapet nga njeriu tek njeriu nëpërmjet ajrit. Njerëzit e sëmurë me tuberkuloz në mushkëri, në momentin që kolliten apo teshtijnë, përhapin në ajër bakterin e tuberkulozit. Një person mund të thithë disa nga këto baktere dhe të infektohet. Përafërsisht një e katërta e popullatës në botë ka tuberkuloz latente, që do të thotë se njerëzit janë infektuar me bakterin e tuberkulozit, por akoma nuk janë të sëmurë dhe nuk mund ta transmetojnë sëmundjen.

Njerëzit që janë infektuar me bakterin e TB-së kanë 5-15 për qind rrezik që të sëmuren me tuberkuloz. Megjithatë, njerëzit me sistem imunitar të dëmtuar si, ata që janë HIV pozitiv, të kequshqyerit dhe diabetikët, ose ata që janë duhapirës, kanë një rrezik më të madh për t’u sëmurur me tuberkuloz.

Kur një person sëmuret, simptomat (si kolla, temperatura, djersitja natën apo humbja në peshë) për disa muaj mund të jenë të një forme të lehtë, duke vonuar kërkimin e ndihmës mjekësore, gjë që çon në infektimin e njerëzve të tjerë për sa kohë personi nuk merr mjekim. Njerëzit me tuberkuloz aktiv mund të infektojnë 10-15 njerëz të tjerë nëpërmjet kontaktit të ngushtë përgjatë një viti. Në mungesë të trajtimit të duhur, 45 për qind e personave të cilët janë HIV  negativ, por të sëmurë me tuberkuloz dhe ata me HIVpozitiv të shoqëruar dhe me TB do të vdesin.

Tuberkulozi prek kryesisht të rriturit në periudhën më produktive të jetës. Megjithatë, të gjitha grup-moshat janë të rrezikuara. Mbi 95 për qind e rasteve të diagnostikuara dhe e vdekjeve janë në vendet në zhvillim.

Tuberkulozi është një sëmundje që trajtohet dhe që shërohet. Në format aktive të saj kjo sëmundje kurohet për një periudhe 6-mujore me një kombinim të 4 medikamenteve antimikrokobiale të cilat jepen nën udhëzimin, mbikëqyrjen dhe mbështetjen e mjekut apo të personelit shëndetësor, pa të cilët trajtimi mund të jetë i vështirë dhe sëmundja mund të përhapet.

 

p.k\dita 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Z on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?