Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PASOK: Mitsotakis, gjueti votash me Belerin. Ne kemi xhevairë në lista, jo njerëz si Beleri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > PASOK: Mitsotakis, gjueti votash me Belerin. Ne kemi xhevairë në lista, jo njerëz si Beleri
Politike

PASOK: Mitsotakis, gjueti votash me Belerin. Ne kemi xhevairë në lista, jo njerëz si Beleri

Published: April 23, 2024
Shpërndaje

Kreu i PASOK-ut, Nikos Androulaqis, ka sulmuar sërish kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për përfshirjen e kandidaturës së Fredi Beleris në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partisë “Demokracia e Re” që do të garojnë në zgjedhjet që do të mbahen nga data 6-9 Qershor.

Duke folur në emisionin “MEGA Weekend”, Nikos Androulakis thotë se arsyet e kandidimit nga Mitsotakis të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk janë kombëtare dhe aq më pak europiane, por vetëm kalkulim i pastër elektoral.

“Minoriteti grek i Vorio Epirit është një çështje kombëtare. Motivet e zotit Mitsotakis nuk janë as kombëtare e as evropiane, janë gjueti votash. Pozicioni i zotit Beleris është vendi ku e kanë votuar himarjotët, kryetar bashkie në zonën e tij.

- Publicitet -

Më bën përshtypje, një ditë zoti Beleri është kandidat dhe të nesërmen zonja Bakojanis sjell një rezolutë në Këshillin e Evropës që Kosova të anëtarësohet dhe ministri i Jashtëm nuk është dakord. Na ekspozojnë. Fleta jonë e votimit është një xhevahir. Kemi njerëz nga sporti, nga kultura dhe të rinj”.

Me të njëjtën gjuhë edhe eurodeputetja Evi Kristofilopulu tha se përmes kandidimit të Belerit, kryeministri Mitsotakis po vendos interesin partiak mbi atë kombëtar.

Ndalimi i rrjedhjes së votave të Demokracisë së Re drejt së djathtës ekstreme, shihet edhe si synim kryesor sipas saj nga ana e Mitsotakis.

E majta në Greqi këmbëngul që Fredi Beleri është më i nevojshëm si kryetar i Bashkisë së Himarës, në mënyrë që të mbrojë të drejtat dhe pronat e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Sipas ligjit grek, Beleri ka të drejtë të jetë kandidat, por në rast se zgjidhet eurodeputet do të duhet të japë dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.

Sondazhet e fundit në Greqi flasin për një epërsi të Belerit, i cili pavarësisht se është renditur i 42 në listën e Kryeministrit grek, duket se ka një pëlqim nga populli, që e vendos atë mes 5 eurodeputetëve fitues në zgjedhjet për eurodeputet në Parlamentin Europian.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank
  • Socialisti paralajmëron të vetët: Po vazhduam kështu, ’97-a do na duket një ëndërr e bukur
  • VIDEO: Policia nis arrestime në rrugët e Tiranës, pas shpërndarjes së protestuesve në qendër
  • VIDEO: Gazi lotsjellës plagos edhe deputetin, Shehaj përplaset me kryepolicin Hitaj

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?