Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal”, SPAK jep pretencën për Rezart Taçin dhe kunatin e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal”, SPAK jep pretencën për Rezart Taçin dhe kunatin e tij
AktualitetKronike

“Pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal”, SPAK jep pretencën për Rezart Taçin dhe kunatin e tij

Published: February 10, 2023
Shpërndaje

SPAK ka dhënë pretencën për Rezart Taçin, Bledar Lilon dhe Artur Ballën, të cilët akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”

Në këtë seancë gjyqësore Prokuroria e Posaçme në diskutimin përfundimtar ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Balla për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Artur Balla me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Po ashtu ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Lilo për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Bledar Lilo me 8 vjet burgim.

- Publicitet -

Gjithashtu është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i shumës monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurit Rezart Taçi është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete, për shkak se ky i pandehur është në mungesë dhe duhet të kryhen procedurat e nevojshme të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për të pandehurit që gjykohen në mungesë.

Konkluzionet e hetimeve

Referuar hetimit shqiptaro-italian, në qershor të vitit 2021, sipërmarrësi 90-vjeçar nga Palermo, Francesco Zummo dhe kontabilisti Fabio Petruzzella kanë mbërritur në Shqipëri, ku janë pritur nga Balla e Lilo, kontakte të afërta të Taçit. Në ditët në vijim u hapën disa llogari bankare në Shqipëri, ndërsa në një bankë të nivelit të dytë u transferuan 18,3 milionë euro në një llogari të vetme.

Biznesmeni Taçi ndërkohë ndodhej jashtë vendit, por ai ka angazhuar dy të besuarit e tij Balla e Lilo të kryenin disa transaksione kundrejt kësaj shume drejt Hong Kongut e Singaporit. Procesi është ndërprerë, pasi shuma e parave u sekuestrua nga SPAK para se të copëzohej, ndërsa përgjimet e bisedave të të dyshuarve ekspozuan shqetësimin e tyre. Sipas SPAK, përfshirja e Taçit e të besuarve të tij në skemë është bërë kundrejt premtimit për marrjen e një përqindjeje të caktuar të fitimit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve
  • Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në Europë?
  • Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  • U lirua nga burgu, reagon për herë të parë Ilir Beqaj
  • Ceuta nën shtetrrethim: Enklava spanjolle që sfidoi kufijtë e Evropës

Komentet e Fundit

  1. Zëri i popullit të drobitur on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  2. Ethem Lalaj on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Otto on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  4. Pensionisti i rroptuar on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Metush Rama on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?