Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Patronazhistët dhe super-ministrat ishin me torbën plot”, humbi zgjedhjet për Bashkinë Kukës, vjen reagimi i parë i Emri Vatës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Patronazhistët dhe super-ministrat ishin me torbën plot”, humbi zgjedhjet për Bashkinë Kukës, vjen reagimi i parë i Emri Vatës
AktualitetPolitike

“Patronazhistët dhe super-ministrat ishin me torbën plot”, humbi zgjedhjet për Bashkinë Kukës, vjen reagimi i parë i Emri Vatës

Published: September 25, 2023
Shpërndaje

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit, zgjedhje këto të mbajtura pas shkakrimit të Safet Gjicit, i cili ishte pjesë e një skandali seksual në zyrën e tij.

“Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë!

Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.

- Publicitet -

Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.

Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës.

Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira.

Uroj që vota e çdo qytetari Kuksian , të mos shpërdorohet.

Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Miqësisht,

Emri VATA”

Vata kandidonte në këto zgjedhje përballë Albert Halilaj i Partisë Socialiste, i cili në një deklaratë për mediat pas fitores, u ka premtuar qytetarëve që do t’i mbështesë për të gjitha problematikat që kanë pasur këto 30 vite dhe do që mund të pasojnë.

Ju premtoj që do të jem krah tyre për t’i mbështetur për të gjitha hallet, problematikat gjatë këtyre 30 viteve. Unë jam djalë i Kukësit, do t’i përfaqësoj nëpërmjet punës. Qytetarët e Kukësit treguan që kanë vlera, nuk patën asnjë incident. I falënderoj, të majtë e të djathtë, njerëzit pa parti. Kuksianët e dinë të vlerësojnë djalin e zonës, djalin që di hallet e tyre”, tha Albert Halilaj.
Kujtojmë se teksa numërohen votat në dy kutitë e fundit, socialistët kanë nisur festën. Albert Halilaj ka një diferencë prej më shumë se 4000 votash ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, edhe pse pjesëmarrja këto zgjedhje ishte më e ulët se më 14 maj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, evakuohen pushuesit nga një hotel dhe familjarë nga banesat
  • Hyseni nuk është rasti i parë, Dumani ngriti akuzë në 2003 ndaj ish-shefit të SHISH, Klosi
  • GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
  • Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  • Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Skypion on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  2. Xha Temja on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  3. Kokpalari 21 janarit on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  4. Xha Teme Analisti on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  5. K R on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?