Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD e “Rithemelimit” akuzon diplomaten shqiptare në Turqi si gruan e narkotrafikantit, MPJ: Ishte në proces verifikimi, u tërhoq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PD e “Rithemelimit” akuzon diplomaten shqiptare në Turqi si gruan e narkotrafikantit, MPJ: Ishte në proces verifikimi, u tërhoq
AktualitetPolitike

PD e “Rithemelimit” akuzon diplomaten shqiptare në Turqi si gruan e narkotrafikantit, MPJ: Ishte në proces verifikimi, u tërhoq

Published: April 13, 2023
Shpërndaje

Partia Demokratike e “Rithemelimi”-t, e Sali Berishës, ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Jashtme, në lidhje me emërimin si Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll Juna Harkën. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Florjana Garo u shpreh se bashkëshorti i saj, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Sipas Garos për bashkëshortin e saj ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020.

‘Në fund të shkurtit, ‘ministrja e investimeve strategjike të brendshme’ dhe ‘punëve të pista të jashtme’, Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll zonjën Juna Harka. Emërimi në vetevete nuk është gjë e re, sepse është vazhdim i repertorit të njohur të degradimit të pamëshirshëm të shërbimit të Jashtëm. Si shumë të tjerë e të tjera, znj. Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci. Lajmi, dhe bëhet fjalë për lajm të keq, qëndron te fakti se bashkëshorti i Juna Harkës, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020. Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëkëtë, znj. Harka-Keskin, jo vetëm u emërua në Ambasadë, por u pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike. Në datën 5 prill 2023, kur kishin përfunduar të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të znj. Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se u vunë në sekuestro pasuritë e bashkëshortit të saj turk. Të njëtën ditë ka ardhur reagimi i autoriteteve turke për emërimim e znj. Harka dhe asaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës diplomatike nga MPJ. Kjo ndodhi nga frika e skandalit dhe zhurmës që do pasonte. Pëndryshe Xhaçka do të vijonte e qetë, gjë që e dëshmon fakti se, që nga emërimi deri te botimi në media i lajmit të sekuestros, kaluan 6 javë. Eshtë e pamundur që një institucion i lartë si MPJ, me shefe një ish-Ministre të Mbrojtjes, të mos ketë patur të dhëna nga shërbimet inteligjente se kush është Ramazan Keskin dhe kush bashkëshortja e tij. Emërim i zonjës Harka është pjesë e një cikli të qartë korruptiv ku përfshihen lidhjet familjare; ajo është kushërirë e Skënder Gjinushit.’- tha Garo.

- Publicitet -

Por ministria e Jashtme ka hedhur poshtë akuzat e opozitës. Sipas ministrisë së Jashtme Juna Harka me dokumente zyrtare rezulton se pamartuar. Më tej ministria sqaron se ajo është emëruar, por nuk ka marrë zyrtarisht detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Ndërkohë se gjatë këtij procesi verifikimi, Harka ka kërkuar që të tërhiqet për arsye personale.

MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin. Nisur nga akuzat e bëra sot në drejtim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi emërimin e shtetases Juna Harka, sqarojmë se emërimi është bërë bazuar në ligjin nr 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, neni 31, pika 3, që parashikon emërimin për nevoja të veçanta diplomatike të ekspertëve jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit. Për dijeni të opinionit publik, në jetëshkrimin e paraqitur pranë MEPJ rezulton se shtetasja në fjalë plotëson të gjitha kushtet. Ajo ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit për marrëdhënie ndërkombëtare, zotëron tre mastera dhe ka një përvojë të gjerë në mësimdhënie, gazetari dhe botën akademike. Për më tepër znj. Harka, e cila është lindur e rritur në familje diplomatësh zotëron shkëlqyer katër gjuhë të huaja, ndër të cilat gjuhën turke. Bazuar mbi këto kritere e cilësi është bërë fillimisht emërimi i saj në Konsullatën e Përgjithshme të RSH në Stamboll. Në kuadër të transparencës dëshirojmë të nënvizojmë faktin se në dokumentat zyrtarë (çertifikatë familjare) znj. Harka rezulton e pamartuar. Pas emërimit, ajo nuk e ka marrë detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Informojmë se gjatë këtij procesi verifikimi,  znj. Harka i ka kërkuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në MEPJ të tërhiqet, për arsye personale. Edhe njëherë konfirmojmë se shtetësja Juna Harka nuk ka shërbyer asnjë ditë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, nuk ka pasaportë diplomatike dhe nuk ka gëzuar për asnjë moment imunitetet dhe privilegjet që të jep statusi i diplomatit. Rrjedhimisht nuk ka patur asnjë komunikim me autoritetet turke për këtë emërim. Faktet e mësipërme dëshmojnë se gjithçka që i është servirur sot opinionit publik vetëm për arsye politike janë akuza të pabaza dhe  keqinformim. MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin.’- thotë MEPJ.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?