Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD kundërshton rezultatin e Diasporës, shkresë KQZ: Mos certifiko rezultatin, të bëhet audit i plotë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PD kundërshton rezultatin e Diasporës, shkresë KQZ: Mos certifiko rezultatin, të bëhet audit i plotë
AktualitetPolitike

PD kundërshton rezultatin e Diasporës, shkresë KQZ: Mos certifiko rezultatin, të bëhet audit i plotë

Published: May 20, 2025
Shpërndaje

Partia Demokratike nuk do të njohë rezultatet e dala nga votat e Diasporës dhe për këtë i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos njohjen e tyre.

Përmes një shkrese të nënshkruar nga përfaqësuesi PD-së pranë KQZ-së,, Franc Nuri, i drejtohet kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për mocertifikim të rezultateve dhe auditim të plotë të procesit të votimit nga diaspora.

Sipas PD-së, ka zarfa të mbërritura bosh, mospërputhje të zarfave të ardhura nga ato të numëruara, mungesë transparence, anomali në administrim dhe numërimin e këtyre fletëve të ardhura nga jashtë.

Bazuar në këto dyshime, demokratët kërkojnë auditim të plotë e të pavarur nga institucionet publike e të shtetit të këtij procesi.
Pa u zhvilluar një hap i tillë, Partia Demokratike kërkon që të mos njihet vota e diasporës.

Shkresa e PD-së drejtuar KQZ-së:

- Publicitet -

I nderuar Z. Celibashi,

Në emër të Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), përfaqësuar nga Z. Franci Nuri, në cilësinë e përfaqësuesit pranë KQZ-së, ju drejtohemi me këtë shkresë zyrtare lidhur me procesin e votimit nga diaspora dhe pasojat e rënda të tij mbi integritetin e zgjedhjeve të datës 11 maj 2025.

Teksa po vijon procesi i numërimit të votave të fundit të diasporës, ky proces jo vetëm që po humbet çdo besueshmëri në sytë e publikut, por ka dalë plotësisht jashtë kontrollit administrativ dhe ligjor. Dështimet janë të shumta dhe tashmë të dokumentuara publikisht, duke filluar nga:

Zarfa që kanë mbërritur bosh, pa fletë votimi, si dhe raste të zarfeve të shpërndara nga individë të lidhur me struktura patronazhi;

Mospërputhje të rënda në numrin e zarfeve të ardhura dhe fletëve të numëruara;

Raste si ai i zarfeve të dërguar për në qarkun Durrës që përmbanin fletë votimi për qarkun Gjirokastër,

Mungesë totale transparence mbi numrin e fletëve të votimit të prodhuara dhe vulosura për diasporën;

Rrjedhje të të dhënave të zgjedhësve, shpërndarje jozyrtare e zarfeve dhe anomali të theksuara në administrimin dhe numërimin e fletëve të ardhura nga jashtë vendit.

Të gjitha këto përbëjnë jo vetëm shkelje të rënda procedurale, por edhe elemente që vënë në dyshim të thellë legjitimitetin e rezultatit zgjedhor për votën e diasporës.

Për rrjedhojë, në emër të Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kërkojmë zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që:

1.Të mos certifikojë rezultatin për asnjë qark zgjedhor, përfshirë dhe rezultatin e votimit nga diaspora për atë qark, derisa të përfundojë një auditim i plotë dhe i pavarur mbi të gjithë procesin.

2.Të ndërmarrë menjëherë një auditim të thelluar të gjithë procesit të votimit të diasporës, duke përfshirë:

-Planifikimin dhe përgatitjen paraprake të procesit;

-Prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimit;

-Dërgimin, marrjen dhe protokollimin e zarfeve;

-Procesin e administrimit, hapjes dhe numërimit të tyre;

-Si dhe çdo akt tjetër i lidhur me këtë proces, që nga regjistrimi i votuesve e deri te shpallja e rezultateve për çdo qark.

Kërkojmë që ky auditim të realizohet nga ekspertë të pavarur, të paangazhuar me ndonjë institucion shtetëror apo politik, dhe që rezultatet e tij të bëhen publike në mënyrë të plotë.

Pa përfunduar ky auditim dhe pa u bërë transparencë e plotë mbi procesin, shpallja e çdo rezultati për votën e diasporës dhe për rrjedhojë për çdo qark do të ishte një veprim i nxituar dhe në kundërshtim me frymën e ligjit dhe kërkesat minimale të integritetit zgjedhor.

E konsiderojmë të domosdoshme që KQZ të ndërmarrë këto hapa urgjentë, jo vetëm për të adresuar dështimin katastrofik të këtij procesi, veçanërisht në shtete si Greqia, por edhe për të ruajtur legjitimitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në funksionimin demokratik të zgjedhjeve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?