Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD, PSD dhe Partia e Lirisë, ende pa komisionerë në shumë qendra votimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > PD, PSD dhe Partia e Lirisë, ende pa komisionerë në shumë qendra votimi
Politike

PD, PSD dhe Partia e Lirisë, ende pa komisionerë në shumë qendra votimi

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Partitë që nuk kanë dërguar numrin e plotë të anëtarëve të QV-ve janë Partia Demokratike, e cila nuk ka dërguar propozime për 422 QV, Partia Socialdemokrate (PSD) për 415 dhe Partia e Lirisë për 75 QV.

“Nëse partitë politike që e kanë këtë të drejtë do të dështojnë për të sjellë propozime, do t’i kalojnë partisë që ka të drejtë të të njëjtit spektër politik. Nëse dështojmë, atëherë do t’i emërojmë kryesisht,” tha Celibashi.

Para se KQZ të marrë masa për t’i plotësuar komisionet e qendrave të votimit me anëtarë që kanë aplikuar pranë Komisioneve Zonale Zgjedhore, e drejta për anëtarët e PSD-së do t’i jepet Partisë Socialiste si parti aleate, ndërsa anëtarët e PD-së mund t’i marrë një parti tjetër e opozitës, Partia e Lirisë ose Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim.

- Publicitet -

Celibashi tha se janë 600 aplikime pranë KQZ-së për komisionerë potencialisht për t’u emëruar. Proceset e mëparshme zgjedhore kanë treguar se partitë politike nuk i plotësojnë afatet ligjore për emërimet e komisionerëve ose i zëvendësojnë ata deri në mëngjesin e ditës së votimit.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Indrit Sefa, i tha BIRN-it se janë degët vendore të partisë që i çojnë propozimet dhe se kështu kishte ndodhur gjithmonë. “Tre ditë para dërgohen,” tha Sefa.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të martën një aplikacion të ri, nëpërmjet të cilit  çdo qytetar mund të raportojë problematikat që vëren në qendrën e tij të votimit, ditën e zgjedhjeve.

Celibashi tha se aplikacioni do të shërbejë si platformë komunikimi mes KQZ-së dhe komisioneve zgjedhore për të raportuar mbi ecurinë e procesit të votimit dhe procesit të numërimit të votave.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ekzekutimi në mes të Sarandës, reagon Policia: Janë ngritur pika kontrolli
  • Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  • Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale
  • “Kishim konflikte”, vrau me thikë gruan, flet 68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. ANNA on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. Sarandjoti pa det on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  4. miqesisht on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  5. aktualiteti on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?