Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD u jep aleatëve 7 deputetë në listat e sigurta, PL e Metës merr 4 (PDIU kërkon 2)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PD u jep aleatëve 7 deputetë në listat e sigurta, PL e Metës merr 4 (PDIU kërkon 2)
AktualitetPolitike

PD u jep aleatëve 7 deputetë në listat e sigurta, PL e Metës merr 4 (PDIU kërkon 2)

Published: February 28, 2025
Shpërndaje

Në ditët e fundit përpara të skadimit të fatit të regjistrimit të koalicioneve, Partia Demokratike duket se po gjen gjuhën e përbashkët me aleatët e saj tradicionalë që në 11 maj të dalin së bashku në zgjedhje.

Lideri i opozitës, Sali Berisha u tregua hermetik në konferencën e fundit për shtyp ku nuk pranoi të jepte detaje nga

“Negociatat janë në vazhdim me forcat e tjera politike. Nuk kam tagër të komentoj negociata në zhvillim. Negociatat janë në vazhdim dhe kur të përfundojnë do ua njoftoj. Ne jemi të hapur për negociata me të gjitha forcat politike. Edhe partitë e reja dhe uroj që, të realizojnë atë. Një koalicion për 11 majin është rruga e fitores përfundimtare të Shqipërisë dhe ne jemi të hapur ndaj tyre”, u shpreh Berisha.

- Publicitet -

Demokratët kanë bindur partinë e Ilir Metës të jenë në një listë të përbashkët, megjithëse ky i fundit i nisi negociatat me kushtin për të pasur 6-7 deputetë në listën e mbyllur.

Partia e Lirisë do të marrë katër deputetë në listë të sigurt, ku vetë Meta do të ketë emrin në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, Erisa Xhixho në Fier dhe Tedi Blushi në Korçë. Ndërkohë që disa kandidatë të PL-së do të jenë në listën e hapur.

Më të lehta duket se kanë qenë negociatat me Partinë Agrare të Agron Dukës, i cili do të marrë një deputet në listën e sigurt në Durrës dhe ajo që është konfirmuar është fakti që ai vetë nuk do të kandidojë.

Vangjel Dule do të marrë një vend të sigurtë, për veten e tij, në listën e Vlorës.

Ndërsa Fatmir Mediu do të jetë sërish deputet nga lista e sigurtë e PD-së në Tiranë.

Negociatat e demokratëve, përveç partive të vogla vazhdojnë edhe me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, i cili ka kërkuar 2 deputetë në listë të sigurtë, ndërkohë që demokratët janë të gatshëm t’i japin vetëm një.

3 marsi është dita e fundit kur partitë duhet të depozitojnë në KQZ listën e tyre të koalicioneve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?