Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor
BoteLajmi i fundit

Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

Published: October 5, 2026
Shpërndaje

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka dhënë dorëheqjen dhe ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 29 nëntor. Njoftimi u bë gjatë një fjalimi drejtuar kombit, të transmetuar drejtpërdrejt në televizion nga Pallati Moncloa.

Sanchez, 54 vjeç, është kryeministër i Spanjës që prej vitit 2018, duke u renditur mes liderëve europianë me qëndrimin më të gjatë në pushtet.

“Kemi bërë gjithçka që mundëm për të mbrojtur interesat e spanjollëve”, tha Sanchez, teksa bëri një bilanc të qeverisjes së tij të fundit.

- Publicitet -

Gjatë mandatit të tij, sipas Sanchez, “është ulur pabarazia”, ndërsa ekonomia spanjolle “ka qenë ajo që është rritur më shumë në Europë”.

“Sot ka pakënaqësi dhe edhe ne kemi bërë gabime”, pranoi Sanchez. “Ka shumë gjëra që duhen korrigjuar. Për të bërë më shumë, kemi nevojë për mbështetjen e qytetarëve, por duhet të kemi një shumicë më të gjerë në Parlament. Për këtë arsye, pasi informova kreun e shtetit, kam vendosur të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave për të shpallur zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të zhvillohen më 29 nëntor. Ka ardhur momenti që spanjollët të vendosin se çfarë të ardhmeje duan për vendin.”

Kryeministri e kishte kaluar fundjavën duke zhvilluar konsultime me Partinë Socialiste, ministrat dhe anëtarët e qeverisë, lidhur me mundësinë e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme, përpara përfundimit normal të legjislaturës në korrik të vitit 2027.

Vendimi vjen në valën e protestave në rrugë, të shkaktuara nga rrëzimi në Kongresin spanjoll i dekreteve që lidhen me strehimin.

Në origjinë të protestave, në të cilat janë përfshirë veçanërisht të rinjtë, ishte edhe dëbimi i debatueshëm nga banesa në Madrid i 87-vjeçares Maricarmen Abascal.

Por kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse spanjollët do të votonin sot?

Mesatarja e sondazheve e përllogaritur nga El País nxjerr në krye Partinë Popullore të Alberto Núñez Feijóo me 32,7%, ndërsa socialistët renditen të dytët me 26,4% dhe Vox me 18,1%.

Të marra së bashku, partitë e djathta, duke përfshirë edhe listën populiste Se Acabó la Fiesta, i afrohen 52% të votave, ndërsa forcat e majta ndalen në rreth 36%.

Për krahasim, në vitin 2019 dy blloqet politike ishin praktikisht në baraspeshë, me 43% secili.#

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara
  • SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës
  • Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor
  • Në prag të reshjeve të vjeshtës, Bashkia pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do të gjobiten
  • Djali i ish-drejtoreshës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit

Komentet e Fundit

  1. Kadiu on Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  2. edi rama - Fjale e Rrene on Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  3. EdiRamaTallaVa (ERTV) on Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  4. Sheshi i Flamurit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. bukurie on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?