Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Peleshi pritet në Pentagon nga sekretari amerikan i Mbrojtjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Peleshi pritet në Pentagon nga sekretari amerikan i Mbrojtjes
Politike

Peleshi pritet në Pentagon nga sekretari amerikan i Mbrojtjes

Published: January 27, 2023
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA u prit në Pentagon nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III.

Bisedimet e tyre u fokusuan në vazhdimin e bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara te Amerikës në mbrojtje dhe siguri si dhe në forcimin e dialogut politik.

Sekretari Austin dhe ministri Peleshi diskutuan per ndihmën që iu dha Shqipërisë nga Garda Kombëtare e Nju Xhersit pas sulmit kibernetik dhe ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku për të forcuar edhe më aftësitë e mbrojtjes kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

- Publicitet -

Ministri i Mbrojtjes Peleshi shprehu falenderimet për mbështetjen e menjëhershme që dhanë ekipet e specializuara Amerikane të mbrojtjes kibernetike, ndërsa shprehu nevojën që mbështetja e SHBA të jetë më e zgjeruar edhe për sistemet e tjera në vend, veç atyre të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë bisedës, Ministri Peleshi e konsideroi vitin e kaluar, vit rekord sa i përket projekteve të përbashkëta me SHBA, duke përmedur këtu nisjen e punës për bazën taktike të NATO-s në Kuçovë, modernizimin e Forcës Ajrore me helikopterët Black Hawk, si dhe projektet në edukimin ushtarak, etj. Ministri Peleshi i prezantoi Sekretarit amerikan të Mbrojtjes edhe projektin e portit të ri të Porto Romanos si dhe rëndësinë strategjike që ky port ka për rajonin, Evropën Juglindore dhe Aleancën e NATO-s.

Ministri Peleshi theksoi angazhimin e vendit tonë për të qenë faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë, ndërsa u shpreh se Kosova është interesi ynë Strategjik Kombëtar dhe ne e mbështesim aspiratën euroatlantike të Kosovës.

Sekretari Lloyd J. Austin III falenderoi ministrin Peleshi për pritjen që Shqipëria i bëri Stërvitjes Defender-Europe 21 dhe të Brigades së Ndihmës së Forcave të Sigurisë së Ushtrisë Amerikane. Sekretari Austin përgëzoi ministrin Peleshi për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, për angazhimin në NATO dhe përfshirjen në të gjitha operacionet e Aleancës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Neroni on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Vlora 97 on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Mali on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  4. Rama ne burg on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  5. O sh...urraq on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?