Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë
AktualitetEkonomi

Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë

Published: August 28, 2024
Shpërndaje

Tregu i pensioneve private vullnetare kaloi kufirin e 41 mijë anëtarëve në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në mesin e vitit 2024 numri i anëtarëve të fondeve arriti në 41 344 anëtarë, në rritje me 8.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën

periudhë të vitit të kaluar.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme në dekadën e fundit dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i pensioneve private ngelet në nivele mjaft modeste. Individët që kontribuojnë për një pension privat përbëjnë afërsisht 3.1% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend (sipas të dhënave më të fundit të publikuar nga INSTAT të tremujori IV 2023).

- Publicitet -

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 7.3 miliard lekë, në rritje me 8.3% që nga fillimi i vitit dhe me 17.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fudn të vitit të kaluar, ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve. Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Në fund të tremujorit të dytë, në tregun e pensioneve private ishin aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese. Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 46.09% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 32.06%, Albsig Pension me 10.29%, Raiffeisen Pension me 10.21%, Smart Pension, me 1.07% dhe Sigal Pro, me 0.29%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 40.46% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.47%, Raiffeisen Pension, me 20.76%, Albsig Pension me 7.78%, Smart Pension, me 0.5% dhe Sigal Pro, me 0.04%./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Vlora 97 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. demo on LETËR E HAPUR
  5. Patrioti i Ballshit ne rruget e botes on LETËR E HAPUR

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?