Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për 68-vjetorin e krijimit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Për 68-vjetorin e krijimit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ
Histori

Për 68-vjetorin e krijimit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ

Published: July 24, 2025
Shpërndaje

Nga Elidiana Canaj

Luftëtarët e lirisë, 13 vjet mbas çlirimit, krijuan organizatën atdhetare e antifashiste të Veteranëve të LANÇ. Kjo organizatë do të mbante gjallë historinë dhe vlerat kulturore etnike materiale dhe shpirtërore të periudhës së lavdishme të luftës për çlirim kombëtar e shoqëror kundër pushtimit nazifashist të Shqipërisë. U ngritën strukturat organizative në qendër dhe në të gjithë rrethet e vendit. Formësimi organizativ do të mishëronte veprimtari të mirëorganizuara mbi bazën e programit, statutit, rregullave, normave, parimeve mbështetur e mbrojtur  me ligj nga shteti dhe kurdoherë ka funksionuar në respekt të ligjit. Mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave etnike të dashurisë për liri e urrejtjen kunder pushtimit fashist e shndërruan në mision idealist atdhetar.

Kjo organizatë jetoi e veproi fuqishëm si në kushtet e sistemit ekonomik politik socialist ashtu edhe në procesin e ndryshimeve të sistemit e krijimin e ekonomisë së tregut e pluralizmit politik. Mençuria dhe atdhetarizmi i drejtuesve dhe i mbarë antarësisë njohu mirë dhe iu pershtat dinamikave të zhvillimeve në vend edhe mbas viteve ‘90. Organizata mbijetoi pa e cënuar identitetin e misionin e vet!

- Publicitet -

Ajo hartoi dokumentet themelore për rinovimin e regjistrimit në kushtet e ndryshuara: përcaktoi qartë kriteret e antarësisë, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e antarëve dhe të strukturave organizative, raportet,  kompetencat dhe marrdhëniet e tyre si në shtrirje e shperndarje gjeografike ashtu edhe si hierarki. Shprehu qartë e pa mëdyshje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e saj me strukturat e institucionet shoqërore e shtetërore në vend dhe me organizata antifashiste homologe ndërkombëtare. Shumë shpejt organizata vendosi të zgjerojë radhët e veta me antarësimin e pasardhësve, bij e bija të veteranëve të LANÇ! Organizata ka ruajtur mëvetësinë, por ka qenë fleksibël dhe qartësisht e orientuar në bashkëpunim e në qendrime konkrete duke kërkuar që prania, propozimet, qendrimet, zeri i saj të kishte vendin e merituar të nderit në mënyrë institucionale.

Forca e organizatës ka qenë korrektësia në funksionimin  organizativ. Suksesi kurdoherë është matur me rezultatet konkrete të punës shoqërisht të dobishme!

Drejtues të organizatës janë zgjedhur  personalitete me integritet e identitet të spikatur arsimor, kulturor, social, me autoritet të merituar e trashëgimi suksesi jo vetëm si pjesëmarrës në LANÇ ashtu edhe si drejtues të suksesshëm në funksione të rëndësishme mbas çlirimit. Gjatë përvojës në vite ka spikatur si vlere e  e tyre gjuha e duhur e komunikimit me strukturat organizative, me antarësinë brenda organizatës, por edhe me qytetarët, rininë apo edhe institucionet jashtë saj.

Gjej vendin dhe momentin e rëndësishëm të shpreh mirenjohjen dhe nderimin më të thellë për drejtuesit e organizatës në vite, veteranë të LANÇ, që janë ndarë nga jeta fizikisht, por që mbeten në historinë e jetes dhe veprimtarisë së Organizatës, në kujtesën tonë, për modelin social që kanë lënë edhe si shokë e bashkëpunues me vlera!

Nderim e mirënjohje në këtë përvjetor për veteranët që gjithashtu i kemi si thesar në radhët tona!

Me këtë rast vlen të përmend edhe vlera të tjera të jetgjatësisë së organizatës që ende rrezatojnë e frymëzojnë edhe veprimtari të suksesshme të strukturave organizative në vend.

Mendoj dhe besoj se një Organizatë me antarësi vullnetare nuk forcohet e nuk jeton gjatë me histori suksesi, nëse mbyllet e nuk ka transparencë e besueshmëri në komunikimin së brendëshmi dhe me jashtë, nëse në veprimtarinë e saj nuk bazohet tek e vërteta. Do të vihej në pikëpyetje identiteti e autoriteti i saj nëse nuk do të respektonte rregullat, normat parimet organizative, por do të absolutizohej uni apo veto-ja e njëshit; nëse vendin e vendimeve kolegjiale statutore do ta zinin urdhri/detyrimi. Jetgjatesia e veprimtarise se suksesshme presupozon ruajtjen e identitetit të saj dhe përshtatjen e natyrshme në çdo proces të dinamikës së ndryshimeve. Çdo shkeputje e kundervenie subjektive apo absolutizim i pjesës në dem të se pergjithshmes do të çonte në dëme të pariparueshme të lidhjeve e nderveprimit të ndersjellte!

Përvoja e punës në këtë organizatë na ka mësuar të jemi optimiste në zgjidhjen e problemeve, që dukuritë që nuk “ngjisin” në natyrshmërinë e misionit të saj nuk janë prirje, por anomali të përkohshme.

Deri në festimet e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë bilanci i jetës së gjallë të organizatës ka njohur suksese. Ajo është  ndjerë e nderuar dhe e vlerësuar pozitivisht, si nga njerëzit e thjeshtë ashtu edhe nga autoritetet më të larta, si brenda ashtu edhe në strukturat ndërkombëtare ku është antare. Jo vetëm misioni i saj, por edhe personalitetet drejtues e prezantonin me dinjitet organizatën. Ata “ishin vetja” dhe nuk fshiheshin pas emrit të organizatës! Nuk e përdornin emrin e organizatës apo funksionit për të përfituar ndere të pamerituara për vete! Ata kërkonin atë që ishte e ligjshme, ishte e natyrshme për përgjegjësinë e saj dhe  besueshmërinë e shtuar në sukseset e realizimit të programit dhe misionit të saj. Me mbështetjen e qeverisë qendrore dhe të deputeteve socialiste, me ligj, u arritën fitore të mëdha.

Veteranët e LANÇ kanë STATUS ligjor!

Në prag të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë Veteranët fituan me ligj ditën kombëtare të Veteranëve të LANÇ te Popullit Shqiptar! Organizatës iu akordua mban titulli “Nderi i Kombit” (shih dokumentet).

Në 75 vjetorin e çlirimit u organizuan veprimtari dinjitoze në të gjithë territorin e vendit me angazhimin dhe bashkëpunimin e organizatave të veteranëve e pasardhësve dhe pushtetit vendor! U përkujtuan përvjetorët jubilarë në datat e shënuara të ngjarjeve me themele ne LANÇ dhe datat e çlirimit në çdo cep. U tregua kujdes i veçantë për simbolet e LANÇ në të gjithë territorin. Në qendër, kryesia e Komitetit Kombëtar, e përfaqësuar në komisionin qendror qeveritar dhe në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri organizuan dhe zhvilluan me sukses konferencën historike shkencore ndërkombëtare! Heronjtë e Popullit, Dëshmorë të LANÇ të Popullit Shqiptar, zbritën në bulevardin me emrin e tyre në Tiranë! (Por, siç e dini, tërmeti i 26 nëntorit ndërpreu vijimin e veprimtarive në normalitet).

Nisur nga sukseset historike kishim pritmëni të mëdha për festimet e 80 vjetorin e çlirimit. Por ra në sy mungesa e rolit proaktiv të drejtuesve në qendër. Përfaqësimi i tyre u reduktua në nivele simbolike thjesht si pjesëmarrës, si të ftuar në ceremonitë e organizuara nga organizatat e veteraneve në bazë në bashkëpunim institucionet e vetqeverisjes vendore.

Edhe me këtë rast, nga analiza e arritjeve dhe pergjegjesitë e zhvillimit ne vend e jo vetem, dua të theksoj se Organizata nuk e ka përfunduar misionin e saj.

Edukimi atdhetar mbetet detyrë e përhershme brez pas brezi. Organizata ka vendin e vet të veçantë në këtë edukim.  Ajo nuk dublon e as zëvendëson aktorë të tjerë. Si me organet e organizatat shoqerore dhe shteterore ajo eshte bashkepunuese e mire dhe komplemntare me identitetin e saj programor.
Fitoret e LANÇ janë në themelet e Shqipërisë progresiste. Ruajtja, mbrojtja dhe pasurimi i tyre mbeten me tingëllim sa aktual aq edhe të dobishme! Shqipëria me meritë mburret me fitoren e lirisë me forcat e veta, me qendrimin e mençuar në krah të fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, në krah në koalicionit antifashist botëror edhe në procesin e antarësimit në BE.

Dashuria për Atdheun e lirë dhe papajtueshmëria me tradhëtinë, papajtueshmëria me teoritë e praktikat fashiste janë bashkëudhëtare historike dhe realisht detyrë për qendrime korrekte. Per tentativat dhe sulmet per shtremberimin e të vertetave historike shkencore, mbetet detyre e rendesishme mbrojtja e fitoreve të arritura, të mbrohet karakteri i drejtë historik atdhetar i LANÇ si zgjidhja e duhur e nyjes se kontradiktes themelore gjate Luftës së Dytë Botërore. Jo vetëm brenda vendit, por edhe në arrenën nderkombëtare fashizmi e lufterat pushtuese, krimet ndaj njerezve te pafajshem dhe rreziku i humbjes se lirive janë të pranishme organizata nuk duhet te jete indiferente, por mbetet të jetë proaktivë në analizën dhe vlerësimin e situatave dhe punën me njerëzit. Fashizmi duket qe edhe si teori edhe si praktikë nuk eshtë i kapercyer! Shkaterrimet, krimet, genocidi jane tregues i tij edhe sot.

Në procesin e realizimit të misionit të saj ze vend të rëndësishëm organizimi  dhe realizimi i veprimtarive sa më cilësore, dinjitoze e me përgjegjësi për nderimin e historisë. Në këto veprimtari të edukimit atdhetar do të synohet që gjithmonë e më shumë pjesëmarrësit, sidomos më të rinjtë në moshë, të mund të ndermarrin dhe të realizojnë angazhime protagonizmi e të mos mbeten thjesht konsumatorë pasivë të veprimtarive që shohin, apo dëgjojnë të ofruara nga të tjerë organizatorë.

Puna edhe e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ gjithashtu lypset të nxitë njerëzit të ndërmarrin nisma qytetare per mbrojtjen, mirëmbajtjen, ruajtjen e simboleve materiale të LANÇ, të bashkëpunojnë me organet vendore për kujdesin ndaj varrezave të dëshmorëve, monumenteve, shtatoreve, busteve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, mbrojtjen e emërtimeve të rrugëve apo objekteve social kulturore për të mbajtur gjallë kujtesën e LANÇ dhe modelin tonë social historik.

Organizata e Veteranëve dhe e Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” as nuk bën e as nuk pretendon të bëjë çudira, as vetëm e as më vete, apo për vete! Nuk mund të jetë e suksesshme e shkëputur nga strukturat e institucionet e ligjshme, nga organet e organizatat shtetërore e shoqërore me të cilët ka pika prerjeje programore, ngjajshmeri në angazhimet misionare atdhetare! Historia e organizatës sonë na mëson se ndershmëria e transparenca, besimi, respekti e mirënjohja na bëjnë bashkë mes nesh, por edhe me miq e bashkëpunëtorë të mirë duke ruajtur identitetin dhe misionin.

Gëzuar 68 vjetorin e krijimit të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve te LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”

Gëzuar ditën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit në 8 vjet, bllokohet rikthimi i mundshëm i Orban
  • Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  2. Lumi Vlores on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  3. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  4. Telniku on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Lirim on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?