Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për gjendjen shëndetësore të Fatos Tarifës dhe disa të vërteta që të kujtojnë çinçët dhe kazanxhinjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Për gjendjen shëndetësore të Fatos Tarifës dhe disa të vërteta që të kujtojnë çinçët dhe kazanxhinjtë
Kendi i Kryeredaktorit

Për gjendjen shëndetësore të Fatos Tarifës dhe disa të vërteta që të kujtojnë çinçët dhe kazanxhinjtë

Published: November 15, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Fatos Tarifa është diagnostikuar me tumor. Sapo ka kryer një ndërhyrje të rëndë kirurgjikale. Ditë të vështira që peshojnë për të, familjen e tij dhe për këdo që e ka pranë në jetë.

E qeshura me të cilën ma tha sëmundjen e tij rreth dy javë më parë më ka lënë pa fjalë. Mënyra si e ka përballuar në ditët në vijim më ka befasuar. Para se të hynte në sallën e operacionit, por edhe kur doli prej saj, ka vijuar të flasë sikur të jetë duke luftuar gripin e jo kancerin. Një forcë e rrallë karakteri që nuk e ndali as bisturia. Shkruan e prapë shkruan, duke sfiduar lutjet dhe këshillat për t’u marrë me shëndetin.

- Publicitet -

Jetojmë kohë të turbullta. Fjala publike matet me kandarët e interesit të çastit. Në këtë pafundësi zhurme, Fatos Tarifa është një nga zërat më kurajozë, nga të paktët intelektualë vërtet të majtë, familjarisht, në formim dhe në bindje, që nuk ka ngurruar t’i thotë ato të vërtetat e hidhura që edhe të tjerë i dinë mirë. I dinë, por kanë zgjedhur për turp t’i heshtin nga frika apo komoditeti.

Këto të vërteta të thjeshta, por kaq të vështira për t’u thënë, na rikujtojnë se, pavarësisht sa xhamlliqe, asfalt, vila, sende apo ojna luksi kemi sot për të treguar e për t’u mburrur, shoqëria jonë po bën përsëri një hap të madh pas. Të njëjtat gabime të së kaluarës.

​Ka edhe një detaj në këtë histori, që flet më shumë se çdo fjalim për dinjitetin. Fatosi është shtruar dhe operuar në QSUNT. Aty ka padyshim edhe profesionistë shumë të zotë, por fjalën e kam për një kontrast të heshtur, therrës, që nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të shoqërisë sonë.

Fatosi po ndan të njëjtin fat me qytetarët e thjeshtë. Mua më vjen në mend një listë e gjatë emrash, qesharakë e mediokër, lëpirës të përhershëm të garuzhdes politike, tipa që s’kanë as dinjitet, as parime, veç oreks për katandi, rraqexhinj mjeranë që të kujtojnë Çinçin e Gogolit dhe kazanxhinjtë e Migjenit e Dritëroit, mishërim i grykësisë, teprisë dhe kënaqësisë provinciale pa fre.

​Çfarë bëjnë këta? Këta bëjnë kërdi me moralin dhe i thurrin lavde në ekrane sistemit ku jetojmë. Por sapo u shfaqen hallet e shëndetit, braktisin “parajsën” e ia mbathin për t’u kuruar në klinikat e shtrenjta private ose të botës. Nuk është çështja ku kurohen. Është çështja e paçavures që ke brenda, mes asaj që predikon për të tjerët dhe asaj që zgjedh për veten, kur të vjen dita e provës.

​Teksa mendoj betejën shëndetësore të Fatosit, kujtoj me dhimbje sa shumë humbje të rënda ka pësuar kjo redaksi ndër vite, mendje fisnike si Moikomi, Andrea Stefani, Arben Duka, e të tjerë, bashkëpunëtorë e njerëz të mirë që lanë pas gjurmë shpirti të papërkulur. Falë trashëgimisë së tyre kjo gazetë modeste ka vazhduar të qëndrojë majtas dhe e lirë, pavarësisht kostove të mëdha dhe pavarësisht se jo të gjithë për momentin arrijnë ta kuptojnë peshën e kësaj qëndrese.

Revanshi i gënjeshtrës, ai marshim i egër i mediave “të mëdha” që paguhen majmërisht për ta bërë të zezën të bardhë e për ta mbajtur nën sundim mendjen e njerëzve, është sot më i pranishëm se kurrë. Pikërisht për këtë, zëra si ai i Fatos Tarifës janë të pazëvendësueshëm e të çmuar.

Redaksia i uron profesorit, mikut dhe bashkëpunëtorit tonë të palodhur shërim të shpejtë dhe rikthim të menjëhershëm aty ku e ka vendin. Me të njëjtën kthjelltësi e guxim që nuk e braktisën as në shtratin e spitalit.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për gjendjen shëndetësore të Fatos Tarifës dhe disa të vërteta që të kujtojnë çinçët dhe kazanxhinjtë
  • “Nuk u kthyen me shpinë, por…” Çfarë ndodhi në stadiumin e Prishtinës gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit
  • Goditet grupi i dyshuar i kokainës në Prishtinë, mes të arrestuarve edhe ish-ministri i Kulturës
  • A i kërkoi Majko dorëheqjen, Edi Ramës?
  • Majo foli për “video erotike dhe korruptive”, përgjigjet Rama, i kujton “nudot e 2007-s dhe mamanë”. Por ka një dallim të madh

Komentet e Fundit

  1. Mali on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ben on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Zona on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. Gjergj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Aldrin on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?