Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfaqësuan Shqipërinë në botë, cilët janë 7 sportistët elitarë që u nderuan me “Yllin e Mirënjohjes Publike”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përfaqësuan Shqipërinë në botë, cilët janë 7 sportistët elitarë që u nderuan me “Yllin e Mirënjohjes Publike”
AktualitetLajmi i fundit

Përfaqësuan Shqipërinë në botë, cilët janë 7 sportistët elitarë që u nderuan me “Yllin e Mirënjohjes Publike”

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Shtatë sportistë të talentuar shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë në disiplina të ndryshme, si: peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding, janë nderuar ditën e sotme me medaljen e “Yllit të Madh të mirënjohjes Publike” nga kryeministri Edi Rama, si shprehje e respektit dhe mirënjohjes ndaj punës së palodhur dhe përkushtimit të tyre në sport.

Kryeministri Rama i mikpriti sportistët në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në sallën e hartave në Kryeministri, ku iu dorëzoi atyre medaljet e mirënjohjes, respektivisht “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” për peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj dhe mundësin Zelimkhan Abakarov.

Ndërsa “Ylli i Mirënjohjes Publike” për  Eklent Kaçin, skiatoren Lara Colturi, boksierin Alban Beqirin dhe bodybuilding Gentiana Beqa.

- Publicitet -

Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Rama tha se në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, qeveria ka një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët elitarë në nivelin e parë europian për sa i përket mbështetjes financiare, ndërsa theksoi se në vijim, do të shtohet edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale, për t’u dhënë mundësinë këtyre sportistëve që të stërviten në kushte optimale, së bashku me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme.

Sipas tij, qeveria është shumë të vendosur që ta thellojë mbështetjen për sportistët elitarë njëkohësisht me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Këto janë dy binarët  që sipas kryeministrit do të çojnë përpara sportin, duke marrë në konsideratë nevojat e sportistëve elitarë, jo vetëm të kampionëve, por edhe të atyre që kanë potencialin për t’u kthyer në kampionë.

“Kemi parë bashkë me kryetarin e Komitetit Olimpik vlerësimin për të cilin nuk ka nevojë ta bëj siç bëra për të tjerët sepse pastaj do duhej të mbaja një fjalim më vete, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, një politike financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e  parë europian përsa i përket mbështetjes financiare. Pa diskutim jemi të parët në rajon, pa diskutim jemi të parët në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke shtuar një mbështetje për periudha stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk, për t’ju dhënë mundësinë që të stërviten në kushte optimale bashkë me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme në ato parametra siç ishte rasti dhe siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje në mijëra metra mbi nivelin e detit dhe kështu me radhë”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Shpërthimi i Kryeministrit: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Janë dokumentuar 31 raste të dhunës policore gjatë protestave
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. info analitike on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  2. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha
  3. Boletini on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  4. nga Enveri tek Edveri on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  5. Valbona on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?