Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfiton edhe Shqipëria, plani Scholz-Macron për të çarmatosur liderët e BE nga veto
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Përfiton edhe Shqipëria, plani Scholz-Macron për të çarmatosur liderët e BE nga veto
Lajmi i funditPolitike

Përfiton edhe Shqipëria, plani Scholz-Macron për të çarmatosur liderët e BE nga veto

Published: December 18, 2023
Shpërndaje

Aksi franko-gjerman ka marrë në dorë reformimin e Bashkimit Europian. Presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz kërkojnë që, para hyrjeve të reja në Union dhe para zgjedhjeve të mëvonshme europiane, t’i sigurojnë BE-së mjete vendimmarrëse efikase dhe të parandalojnë që ndërtesa europiane “të shembet” nën goditjet sovraniste.

Synimi është që të frenohet lideri hungarez, Viktor Orban, ose dikush si ai të paralizojë bllokun. Plani Macron-Scholz bazohet kryesisht në ndryshime rrënjësore, duke shndërruar votimin unanim në një shumicë të thjeshtë.

Nuk është më një sekret që ashtu si Orban që bllokoi Ukrainën, çdo lider i 27 vendeve anëtare tani përfaqëson një minë me sahat, gati për të shpërthyer vazhdimisht në zemër të BE-së dhe në rrugën e integrimit europian.

- Publicitet -

Pakti mes francezit Macron dhe gjermanit Scholz është nënshkruar në ditët para Këshillit të fundit Europian. Duke parashikuar që Hungaria do të dilte plotësisht, siç ndodhi më vonë, kundër Ukrainës dhe kundër zgjerimit të BE-së, të dy ranë dakord që në këtë pikë reforma e Traktateve Europiane, veçanërisht për rregullin e votimit në mënyrë unanime, duhet të zbatohet.

Nga ky ndryshim i politikave pritet të përfitojnë shumë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që ashtu si në rastin e Shqipërisë me Greqinë, kanë mosmarrëveshje dypalëshe për çështje të ndryshme. Scholz e ka thënë dhe publikisht që procesi i zgjerimit, të paktën në rastin e Shqipërisë, të mos mbahet peng nga Athina përmes kërkesave që nuk kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve.

Megjithatë, koha është e limituar për ta reformuar BE-në, dhe dyshja franko-gjermane duhet që deri në mesin e marsit ta përfundojë reformën.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. xxx on Tirana në flakë
  2. Ymeri on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  3. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  4. Genci paris on Tirana në flakë
  5. K R on Tirana në flakë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?