Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfundon faza e parë e investimit, çfarë po ndodh me Qendrën Kombëtare të Gjakut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përfundon faza e parë e investimit, çfarë po ndodh me Qendrën Kombëtare të Gjakut
AktualitetLajmi i fundit

Përfundon faza e parë e investimit, çfarë po ndodh me Qendrën Kombëtare të Gjakut

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

 

Përfundon faza e parë e investimit në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Veç rehabilitimit dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se po investohet edhe për sistemet e informacionit, për më shumë shpejtësi, cilësi dhe siguri të administrimit të gjakut, jo vetëm në këtë qendër reference, por edhe në bankat e gjakut kudo në spitalet rajonale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar investimin e ri, që është ndërhyrja e parë e plotë në këtë qendër kombëtare, pas më shumë se katër dekadash.

- Publicitet -

“Faza e parë e punimeve dhe investimit në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka përfunduar, ne bëhemi gati për fillimin e fazës së dytë. Tashmë ne rrisim cilësinë dhe standardin në Qendrën tonë Kombëtare, e cila koordinon të gjithë strukturat dhe bankat e gjakut në të gjithë Shqipërinë, duke mundësuar të kemi më shumë kapacitete sa i përket përpunimit të gjakut, grumbullimit të gjakut dhe kërkimit shkencor. Kemi vendosur si objektiv që ky investim së bashku edhe me pajisjet, të përfundojë në muajin qershor të këtij viti”,- deklaroi ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit, ministrja u ndal edhe tek digjitalizimi i bankave të gjakut.

“Me sistemin e ri informatik të menaxhimit të bankave të gjakut do kemi mundësi që të kemi në kohë reale të gjithë rezervën e gjakut të evidentuar, do të kemi mundësi që fushatat tona të ndërgjegjësimit për të dhuruar gjak, të jenë jo vetëm më intensive, por të kemi mundësi edhe të kemi evidenca shkencore dhe në kohë për të gjitha ata të cilët janë dhurues vullnetarë”,- nënvizoi Manastirliu.

Transformim i qendrës së dhurimit dhe bankës të gjakut, pajisje të teknologjisë së lartë, rikonstruksion i plotë i godinës, por edhe riorganizim i shërbimeve, janë të parashikuara në investimin që pritet të përfundojë brenda këtij viti në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Ndërhyrja e plotë në strukturën e godinës, do të mundësojë ngritjen e një qendre dinjitoze dhe bashkëkohore të cilësisë të lartë, e cila do të plotësohet me shërbimet laboratorike, të përpunimit dhe menaxhimit të bankës së gjakut, sipas standardeve evropiane. Investimi në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut do të rrisë edhe kapacitetet e burimeve njerëzore të shërbimit shëndetësor, por edhe do të çojë në një tjetër nivel edhe kërkimin shkencor në këtë fushë.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?