Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfundon numërimi i votave në 19 bashki të vendit, ja rezultatet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Përfundon numërimi i votave në 19 bashki të vendit, ja rezultatet
KryesorePolitike

Përfundon numërimi i votave në 19 bashki të vendit, ja rezultatet

Published: May 15, 2023
Shpërndaje

Ndërsa vijon numërimi i votave për zgjedhjet vendore të një dite më parë, deri tani janë 19 bashki ku ka përfunduar ky proces. Është fjala për Librazhin, Cërrikun, Peqinin, Klosin, Kolonjën, Delvinën, Selenicën, Pustecin, Pukën, Tropojën, Hasin, Dropullin, Roskovecin, Memaliajn, Këlcyrën e Libohovën, krahas Kamzës, Elbasanit e Vorës tre bashkitë ku fituesit u mësuan që mbrëmë çka u mundësua falë votimit e numërimit elektronik.

Bie në sy fakti se Sali Berisha u thye në vendlindje, pasi Tropoja u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste. Rexh Byberi mori 5 mijë e 126 vota kundrejt 4 mijë e 876 të rivalit Besnik Dushaj i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Harta elektorale sa vjen e bëhet rozë, pasi me përjashtim të Pukës, Libohovës, Hasit e Memaliajt ku fituan kandidatët e “Bashkë Fitojmë”, në  të tjerat fitues janë kandidatët e Partisë Socialiste.

- Publicitet -

Po ashtu, theksohet se janë 42 bashki ku vijon numërimi, në shumicën e tyre kryesojnë emrat e kandiduar nga PS-ja.

Në bashki të mëdha si Tirana e Durrësi kryesojnë bindshëm Erion Veliaj, i cili po shkon drejt një mandati të tretë dhe Emiriana Sako, e cila gjithashtu synon një tjetër mandat në krye të Bashkisë Durrës.

Surprizon Shkodra, Benet Beci i PS-së kryeson ndaj kryebashkiakut aktual, Bardh Spahia i “Bashkë Fitojmë”, i cili u zgjodh vitin e kaluar, në vendoret e pjesshme të 6 marsit 2022.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë Klos të Shqipërisë, dhe ka triumfuar kandidatja socialiste Valbona Kola.

Kola mori 4489, kurse Bedri Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3498 vota.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?