Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfundon raundi i parë i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përfundon raundi i parë i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit
AktualitetBote

Përfundon raundi i parë i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit

Published: June 22, 2026
Shpërndaje
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë hartuar një plan veprimi për një marrëveshje paqeje. Kështu thuhet në një deklarate të përbashkët nga ndërmjetësit e negociatave, Katari dhe Pakistani, pas raundit të parë të bisedimeve. Ndërkohë po zhvillohen edhe bisedime në nivel pune.

Qëllimi i palëve mbetet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve. Grupet e punës pritet të trajtojnë, ndër të tjera, programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet perëndimore ndaj këtij vendi.

Përveç kësaj, është krijuar një kanal komunikimi midis palëve për të shmangur keqkuptimet ose incidentet në Ngushticën e Hormuzit dhe për çështje të tjera. Pritet që ndër temat me prioritet të jenë, hapja për qarkullim e Ngushticës së Hormuzit, ku kalon rreth 20 përqind e kontigjentit botëror të karburatneve, si dhe programi bërthamor iranian dhe sanksionet perëndimore ndaj këtij vendi. Por ka dhe probleme të tjera për vendosjen e paqes, në radhë të parë respektimi i shtetit të Izraelit dhe heqja dorë nga mbështetja e elementeve radikale në rajon nga Irani.

- Publicitet -

Forum për dialog mbi Libanin

Përveç marrëveshjeve për grupe pune, do të krijohet një lloj organi për zgjidhjen e konfliktit në bashkëpunim me Libanin për t’i dhënë fund luftimeve në atë vend, thuhet në deklaratë. Në Liban, Izraeli dhe milicia pro-iraniane Hezbollah po luftojnë me njëri-tjetrin.

Të dielën, delegacionet amerikane dhe iraniane filluan bisedimet për një zgjidhje të qëndrueshme paqeje në një hotel luksoz në malin Birgenstock në Alpet zvicerane. Raundi i parë i bisedimeve përfundoi natën midis të dielës dhe të hënës. Sipas ndërmjetësit, bisedimet do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi vlerësoi Pakistanin dhe Katarin për ndërmjetësimin e tyre. Araghchi tha në Platformën X se ishte bërë “përparim i konsiderueshëm”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar ende ditën e parë, por së shpejti pritet që Zëvenëspresidenti  JD Vance dhe të tjerët të dalin me qëndrimet e tyre.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Video e nënës me djalin autik, Rama: E kishin marrë me vete kastile
  • Diktatura paranojake në familjen Ortega
  • E padëgjuar: Milionerët britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  • Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
  • “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. vlonjat on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  2. Filoni on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Greta on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  4. demo on Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Veliajt ndaj prokurorit Dado
  5. Greta on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?