Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit
AktualitetEkonomi

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit

Published: September 29, 2026
Shpërndaje

Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave të punës raportuan se papunësia tek të grup-mosha 15-29 vjeç pësoi rritje vjetore me 16% në tremujorin e dytë të vitit, teksa të dhënat administrative treguan se 16,537 të rinj u regjistruan si të papunë në zyrat e punësimit me rritje vjetore 4.3%.

Pas një përmirësimi të përkohshëm në tremujorin e pare 2025 papunësia e regjistruar te të rinjtë ka ndjekur një trajektore rritëse (shiko grafikun më poshtë). Në tre tremujorët pasues, numri është rritur gradualisht, duke arritur në mbi 16.5 mijë persona në tremujorin e dytë të këtij viti.

Rritja e papunësisë së regjistruar te të rinjtë lidhet pjesërisht me vështirësitë e kësaj grupmoshe për t’u integruar në tregun e punës.

- Publicitet -

Edhe pse ekonomia ka krijuar vende të reja pune, një pjesë e tyre janë përqendruar në sektorë ku kërkohen më shumë punonjës me eksperiencë ose aftësi specifike, ndërsa shumë të rinj përballen me mungesë përvoje profesionale dhe kualifikimesh të përshtatura me kërkesat e bizneseve.

Vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm të rinjsh kanë zgjedhur të kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit, çka ka ulur ofertën e punës në disa sektorë, por njëkohësisht ka nxjerrë në pah vështirësitë e atyre që mbeten në tregun vendas për të gjetur punë të qëndrueshme.

Gjithashtu, një pjesë e të rinjve kalojnë periudha më të gjata në kërkim të punës pas përfundimit të shkollimit. Kjo lidhet me tranzicionin më të vështirë nga arsimi drejt punësimit, sidomos për ata pa eksperiencë të mëparshme.

Të dhënat nga Anketa e Forcave të Punës tregoi se në tremujorin e dytë të vitit 2026 kishte 36.7 mijë të papunë të moshës 15-29 vjeç, nga 31.6 mijë në të njëjtën periudhë të vitit 2025, teksa të dhënat nga burimet administrative tregojnë se gjysma e tyre janë regjistruar si të papune, pra duan të punojnë por nuk gjejnë pune.

Përkeqësimi i tregut të punës për të rinjtë po vjen në një kohë kur bizneset e konsiderojnë mungesën e fuqisë punëtore si pengesën më të madhe për të bërë biznes. Nga ana tjetër grup-moshat më të mëdha po integrohen me shpejt, duke përfshirë edhe pensionistët.

Në tremujorin e dytë 2026 rreth 145 mijë pensionistë ishin duke punuar me rritje vjetore 10.4%. Ata përbënin 13 për qind të personave të punësuar gjithsej. Në të njëjtën periudhe numri i të rinjve të punësuar ra në 170.3 mijë persona, ose 4% më pak.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dha dorëheqjen si President, çfarë i karakterizoi 14 vitet e Vuçiç në pushtet?
  • VIDEO: “O hajdut!” Edhe Ulsi Manja bie në pritën e protestuesve
  • Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit
  • Gjigandët e IA takohen sot me Trump në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet të diskutohet
  • Qetësia dhe mirëkuptimi do t’ju ndihmojnë sot, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. K R on Pushteti i padukshëm
  2. Cili popull moj grua?? on INVESTIGIMI: Jo vetëm Kushner, tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
  3. Marjana on INVESTIGIMI: Jo vetëm Kushner, tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
  4. Detari on INVESTIGIMI: Jo vetëm Kushner, tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
  5. demo on INVESTIGIMI: Jo vetëm Kushner, tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?