Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Përmbyllet me sukses edicioni i parë i “Muajit të Kuzhinës Shqiptare në Botë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > FOTO: Përmbyllet me sukses edicioni i parë i “Muajit të Kuzhinës Shqiptare në Botë”
Kuriozitete

FOTO: Përmbyllet me sukses edicioni i parë i “Muajit të Kuzhinës Shqiptare në Botë”

Published: December 15, 2025
Shpërndaje

Është përmbyllur me sukses edicioni i parë i “Muajit të Kuzhinës Shqiptare në Botë”, një nismë e platformës AlbChef që për një muaj me radhë solli gastronominë dhe verat shqiptare në qendrat kryesore urbane evropiane dhe më gjerë, duke promovuar identitetin kulinar shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Ky edicion i parë u zhvillua në disa nga kryeqytetet dhe qytetet më të rëndësishme, përfshirë Berlinin, Romën, Madridin, Zagrebin, Kopenhagenin dhe shumë qytete të tjera, ku publiku vendas dhe komunitetet shqiptare patën mundësinë të njihen nga afër me shijet autentike të kuzhinës shqiptare.

Gjatë muajit të aktiviteteve, iniciativa angazhoi disa nga shefat më të mirë shqiptarë, profesionistë të sektorit HORECA që operojnë brenda dhe jashtë vendit, të cilët prezantuan receta tradicionale shqiptare të interpretuara në mënyrë bashkëkohore, produkte vendase dhe kombinime gastronomike që pasqyrojnë pasurinë dhe diversitetin e kuzhinës shqiptare. Eventet u zhvilluan në formën e darkave tematike, degustimeve, dhe aktiviteteve “pop-up”, gjithnjë të shoqëruara me verëra nga kantinat shqiptare.

- Publicitet -

Sipas organizatorëve, ky edicion i parë shërbeu si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi dhe rrjetëzimi mes profesionistëve shqiptarë të kuzhinës në diasporë dhe atyre në Shqipëri, duke forcuar lidhjet profesionale dhe duke kontribuar në promovimin e produkteve shqiptare në tregje të reja.

“Muaji i Kuzhinës Shqiptare në Botë” u vlerësua gjerësisht si një hap domethënës në ndërkombëtarizimin e gastronomisë shqiptare, duke e pozicionuar atë si pjesë të identitetit kulturor evropian dhe mesdhetar të Shqipërisë. Përmes ushqimit, iniciativa krijoi hapësira dialogu kulturor dhe komunikimi, duke e shndërruar tryezën në një mjet bashkimi dhe përfaqësimi.

Suksesi i këtij edicioni të parë konfirmon potencialin e gastronomisë shqiptare si instrument promovimi kulturor, turistik dhe ekonomik, si dhe rolin e rëndësishëm që profesionistët shqiptarë të kuzhinës luajnë në përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

AlbChef ka bërë të ditur se Muaji i Kuzhinës Shqiptare në Botë pritet të vijojë edhe në edicione të ardhshme, me shtrirje më të gjerë gjeografike dhe përfshirje të mëtejshme të aktorëve të sektorit, duke synuar ndërtimin e një identiteti të qëndrueshëm të kuzhinës shqiptare në hartën gastronomike globale.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  • A do arrestohet Balluku

Komentet e Fundit

  1. demo on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Gen Z on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Katiu on A do arrestohet Balluku
  5. 1thundrak on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?