Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Përplasja e Titanëve’ në Angli, City-Liverpool apo Guardiola-Klop?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Përplasja e Titanëve’ në Angli, City-Liverpool apo Guardiola-Klop?
AktualitetSport

‘Përplasja e Titanëve’ në Angli, City-Liverpool apo Guardiola-Klop?

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Liverpool do të jetë mysafir në “Etihad Stadium” të shtunën në orën 13:30, megjithatë trajneri Jurgen Klopp duket se nuk ka përgatitur asgjë speciale për këtë takim. Në intervistën para ndeshjes, tekniku gjerman ka zbuluar se gjatë ndërprerjes së kampionatit ka menduar më së shumti për merkaton e verës, sesa për sfidën ndaj Manchester Cityt.

“Nuk është se kemi punuar specifikisht për ndeshjen, pasi shumica e lojtarëve mungonin. Gjatë kësaj kohe kemi qenë shumë të zënë duke menduar për merkaton e verës së ardhshme. Megjithatë jam i bindur që skuadra do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Mancheste City-t. “The reds” do të përballen me Manchester Cityn në një sfidë që ka shumë rëndësi për këta të fundit, pasi janë në garë për titullin kampion. Sfida od të startojë të shtunën në orën 13:30.

Kurse rivali i tij, spanjolli Pep Guardiola, doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Liverpool, ku foli për gjendjen e lojtarëve të tij dhe njëkohësisht respektoi kundërshtarët. “Lojtarët ndihen gati. Nesër do të bëjmë stërvitjen e fundit dhe them se jemi gati për të mposhtur Liverpool. Foden dhe Haaland? Do të shoh ç’mund të bëjmë deri nesër. Foden disa ditë më parë ka kryer një operacion dhe doktorët më kanë komunikuar se do t’i duhen 2-3 javë për t’u rikuperuar. Për çështjen Halaand do të vendos ditën e nesërme, pasi fillimisht duam që Erling të ndihet mirë fizikisht”, tha Guardiola.

- Publicitet -

Tekniku spanjoll i “citizens” shtoi se si dëmtimi i sulmuesit norvegjez i ka ndryshuar jo pak planet brenda skuadrës…

“Unë kam futbollistë me shumë cilësi dhe jam me fat për këtë. Erling dhe Alvarez janë të dy lojtarë cilësorë. Secili nga ata kanë tipare dhe stil të veçantë të të luajturit, nuk janë të ngjashëm. Në një sezon futbollistik është shumë e vështirë që të gjithë lojtarët të jenë të qëndrueshëm”, shton spanjolli. Guardiola nuk harron të flasë dhe për rivalët e Liverpoolit, të cilët i trajton padyshim me respekt. “Me Liverpoolin kemi shumë vite që ndeshemi dhe e njohim mirë. Ashtu siç ata mund të fitojnë çdo ndeshje, edhe ne mund ta bëjmë gjithashtu”, u shpreh Guardiola.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?