Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasja në oborrin e Katedrales, Mitropoliti: Policia të rikthehet në binarët e ligjit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përplasja në oborrin e Katedrales, Mitropoliti: Policia të rikthehet në binarët e ligjit
Kronike

Përplasja në oborrin e Katedrales, Mitropoliti: Policia të rikthehet në binarët e ligjit

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas përplasjeve mes efektivëve të Policisë dhe protestuesve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke kërkuar respektimin e vendeve të shenjta, distancimin nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës për dialog.

Në reagimin zyrtar, Kisha shpreh shqetësimin për pamjet e bëra publike nga ngjarjet brenda perimetrit të katedrales, duke theksuar se objektet e kultit nuk duhet të kthehen në hapësira konflikti dhe përplasjeje.

“Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.

- Publicitet -

Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut”, thuhet në reagim.

Mitropoliti: Përgjegjësia shkon edhe përpara gjykimit të historisë

Pas reagimit të Kishës, edhe Mitropoliti Anastas ka bërë thirrje që Policia e Shtetit të ndalë përdorimin e dhunës dhe të veprojë në përputhje me ligjin.

Në mesazhin e tij publik, ai u është drejtuar atyre që, sipas tij, shpërdorojnë autoritetin shtetëror, duke paralajmëruar se përgjegjësia për veprimet e tyre nuk kufizohet vetëm te drejtësia ligjore, por shtrihet edhe te gjykimi moral dhe historik.

“Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, thuhet në reagimin e Mitropolitit Anastas.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasja në oborrin e Katedrales, Mitropoliti: Policia të rikthehet në binarët e ligjit
  • 20 tetor 2026
  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!

Komentet e Fundit

  1. Pupupu on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s’lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  2. K R on Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton
  3. haka tek i zoti on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  4. Ky s dashka ide on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. RE👺 on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?