Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përse dhemb zemra dhe kur duhet të shqetësoheni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Përse dhemb zemra dhe kur duhet të shqetësoheni
KurioziteteShendetesi

Përse dhemb zemra dhe kur duhet të shqetësoheni

Published: April 5, 2024
Shpërndaje

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës.

Dhimbje dhe shtrëngime të tilla natyrshëm shkaktojnë stres dhe shqetësim.

Arsyet që zemra dhemb ose keni shtrëngime në kraharor janë të shumta, megjithatë jo çdo dhimbje është tregues i një problemi specifik me zemrën.

- Publicitet -

Zemra mund të dhembë edhe për shkak të problemeve me tretjen, stresin ose mushkëritë.

Por zemra mund të dhembë edhe për shkak të një problemi me vetë organin ose enët e gjakut.

Kjo është arsyeja përse dhimbje të tilla nuk duhen anashkaluar dhe njeriu duhet të jetë i vëmendshëm ndaj simptomave shoqëruese.

Dhimbjet serioze të zemrës shpërndahen në krahun e majtë, shpatull ose nofull.

Urthi nga ana tjetër shoqërohet me ndjesinë e përvëlimit në stomak dhe dhimbje të zemrës.

Kolla që shoqërohet me dhimbje të zemrës tregojnë se njeriu ka një problem me mushkëritë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të interpretoni saktë simptomat që shpalosen në rast dhimbjesh.

Dhimbjet e zemrës për shkak të sëmundjeve koronare

Nëse ndjeni dhimbje në kraharor që shpërndahet tek zona e krahut, atëherë qarkullimi i gjakut mund të jetë penguar nga bllokimi i përkohshëm i enëve të gjakut.

Këto dhimbje shfaqen edhe pas një lodhje të fortë fizike.

Simptoma të tjera të sëmundjeve koronare janë ndjesia e djegies në kraharor, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të fortë në kraharor pas kryerjes së një aktiviteti intensiv fizik.

Ataku në zemër

Nëse ndjeni sikur mbi kraharor keni një peshë shumë të rëndë, atëherë kjo mund të jetë tregues i një ataku të mundshëm të zemrës.

Dhimbja e zemrës si pasojë e atakut mund të zgjasë disa minuta.

Shumë shpesh, dhimbja përhapet në zonën e nofullës, shpatullës dhe krahut të majtë.

Ajo shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, të përziera, dhimbje në stomak dhe djersë të ftohta.

Dhimbjet e zemrës si pasojë e stresit

Stresi i vazhdueshëm emocional ose psikologjik ka ndikim të keq në shëndetin e zemrës.

Stresi rrit rrahjet e zemrës, shtrëngon muskujt e saj dhe rrit tensionin e gjakut.

Sulmet e panikut

Stresi nxit shumë sulme paniku të cilat kanë ndikim tek zemra.

Këto sulme shoqërohen me dhimbje të mprehta të kraharorit.

Zemra dhemb për shkak të kontraktimit të muskujve të kraharorit, rritjes së tensionit ose mungesës së gjakut.

Në rastet e stresit dhe panikut, dhimbja e zemrës shoqërohet me ndjesinë e therjes në duar ose këmbë, të dridhura, marramendje ose mungesë kontrolli.

Kur ‘thyhet’ zemra

Emocionet kanë një ndikim të fortë tek zemra dhe shkaktojnë me të vërtetë dhembje të saj.

Stresi i humbjes së një njeriu të dashur mund të rrisë rrezikun e problemeve serioze me zemrën.

Studiuesit konfirmojnë se humbja e një njeriu mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës dhe deri atak në zemër.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes e të menaxhoni sa të mundeni stresin.

Problemet me mushkëritë

Problemet me mushkëritë mund të jenë një shkak serioz për dhimbjet e kraharorit pa lidhje me sëmundjet kardiake.

Një nga simptomat shoqëruese të pneumonisë është dhimbja therëse në zonën e zemrës.

Dhimbja përkeqësohet gjatë kollës, tështimës ose frymëmarrjes së thellë.

Simptoma të tjera të pneumonisë janë ethet, vështirësitë në frymëmarrje, dhimbje gjymtyrësh, dhimbje stomaku dhe lodhje.

Azma mund të jetë një tjetër arsye përse zemra dhemb, nëse ndieni dhimbje kur kolliteni ose tështini.

Problemet me tretjen

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shumë probleme që prekin sistemin tretës shoqërohen me dhimbje të zemrës ose kraharorit.

Urthi është një i tillë, dhimbjet e së cilit të japin gjithnjë idenë se ka diçka që nuk shkon me zemrën.

Mjekët thonë se ndryshimi mes dhimbjeve të urthit dhe të zemrës është se urthi ka ndjesinë e djegies në kraharor ndërsa problemet me zemrën manifestohen me ndjesinë e shtrëngimit.

Kur është koha të konsultoheni me një mjek

Një zemër që dhemb nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni probleme me zemrën.

Megjithatë dhembjet nuk duhen injoruar.

Kërkoni menjëherë ndihmë në rastet kur keni:

Shtrëngim të fortë në zonën e kraharorit.

Presion në krahun e majtë, shpinë, nofull, qafë dhe pjesën e sipërme të stomakut.

Dhimbje të vazhdueshme për disa minuta.

Vështirësi në frymëmarrje.

Marramendje dhe djersë të ftohta.

Dhimbje zemre që përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?