Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përzgjidhen 10 finalistët e edicionit të 2-të Muza Competition, mundësi e shkëlqyer për të rinjtë dhe të rejat në fushën e fashion dizajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Përzgjidhen 10 finalistët e edicionit të 2-të Muza Competition, mundësi e shkëlqyer për të rinjtë dhe të rejat në fushën e fashion dizajn
Lifestyle

Përzgjidhen 10 finalistët e edicionit të 2-të Muza Competition, mundësi e shkëlqyer për të rinjtë dhe të rejat në fushën e fashion dizajn

Published: April 29, 2023
Shpërndaje

Juria prestigjioze e Muza Competition ka përzgjedhur 10 finalistët që do të marrin pjesë në finalen e madhe që do të bëjë bashkë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor. Në fazën fillestare aplikuan 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët prezantuan koleksionet e tyre në fushën e modës dhe të dizajnit.

Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon Andriola Kambo, theksoi se ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata të rinj dhe të reja që të mund të promovohen dhe në tregun ndërkombëtar.

“Jemi duke punuar ndërkohë dhe për revistën e Muzës që është një risi e re, për t’u dhënë mundësi dhe për t’i dhënë një zë këtyre të rinjve të fashion dizajn të kenë një dritare të tyre dhe të shtrihen në rajon dhe më gjerë në tregun ndërkombëtar. Është një mundësi e shkëlqyer për ta. Po implementojmë një model të suksesshëm që ka ndodhur në Milano, në Francë dhe ne po shohim se si ta shfrytëzojmë këtë në pjesën e turizmit dhe të promovojmë nëpërmjet një elementi të trashëgimisë tonë kulturore, një rajon të caktuar”, tha Kambo.

- Publicitet -

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari tha se kjo pjesëmarrje e lartë i dedikohet suksesit të Muza Competition në vitin e parë, ku finalistët kanë tashmë një vazhdimësi të suksesshme në fushën e modelingut. “Është një projekt vërtet shumë i bukur i cili ka pasur një produkt të jashtëzakonshëm në edicionin e tij të parëm Muza Competition 1. Dhe fakti që të gjithë ata fitues të vitit të kaluar patën më pas një vazhdimësi shumë të suksesshme, ishte shumë e natyrshme që kjo të sillte dhe një pjesëmarrje shumë të gjerë në këtë edicion të dytë. Është ky projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon me në krye sigurisht drejtuesen Andriola Kambo, i mbështetur nga Bashkia e Tiranës që në edicioni e parë. Kështu që është një projekt vërtet serioz i organizuar me shumë përkushtim dhe që duket se rezultat po i jep të tilla. Janë vlerësuar të rinj të talentuar dhe unë uroj që dhe sivjet të kemi po aq të tillë të cilëve do t’u çelet padiskutim një rrugë e shkëlqyer drejt së ardhmes së tyre në fushën e modës dhe të dizajnit”, nënvizoi Magjistari.

Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition është në sezonin e saj të dytë. Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit. Finalja e madhe do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.

Juria prestigjioze e Muza Competition, pasi analizoi të gjitha aplikimet, arriti të përzgjedhë 10 finalistët, të cilët janë:
1. Besa Mahmudi
2. Elitë Sherifi
3. Frenki Ceko
4. Frontin Hasani
5. Kevser Emini
6. Klara Kazani
7. Klevisa Shkaba
8. Liridona Hajdari
9. Sara Kadrija
10. Vitore Ndreca

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?