Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
BoteLajmi i funditopinion

Pesë devijime fatale presidenciale amerikane

Published: October 23, 2026
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

DR. JORGJI KOTE

Ditët e fundit, vëmendja ndërkombëtare është drejtuar te SHBA-të, ku më 3 Nëntor do të zhvillohen zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin amerikan, më të rëndësishmet midis dy zgjedhjeve presidenciale. Bëhet fjalë për zgjedhjen e 435 deputetëve të Dhomës së Përfaqësuesve, 35 senatorëve nga 100 që ka Senati, 36 guvernatorë shtetesh dhe mijra zyrtarëve të tjerë vendorë.

Zgjedhjet e Mesmandatit janë barometri më i madh politik; edhe pse Trump nuk e ka emrin në fletën e votimit, atje do të jetë bilanci i presidencës, e ardhmja politike e tij dhe e republikanëve. Shkurt, ato janë një Referendum politik për Trump, në një kohë kur pëlqyeshmëria publike ndaj tij ka pësuar pikiatën më të madhe me vetëm 35 për qind. Në një kohë kur demokratët janë rreth 10 pikë përpara dhe krahas Dhomës së Përfaqësuesve, ka shumë gjasa të marrin edhe Senatin.

- Publicitet -

Për gjendjen katastrofike të kampit republikan mjafton të shohim disa tregues kryesorë zgjedhorë dhe ekonomikë. Kështu, në Kansas City, për herë të parë nga viti 1932 mund të fitojë një demokrat. Në Teksas, i konsideruar si “perla dhe kështjella zgjedhore” e republikanëve, ku Trump më 2024 fitoi me një diferencë prej 16 pikësh ndaj Kamala Harris, tani ata janë 6 pikë prapa demokratëve. Në komunitetin hispanik, republikanët janë prapâ me 34 kundrejt 54 për qind në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Rënia e popullaritetit të Republikanëve dhe Trumpit shpjegohet me rritjen e inflacionit në 3,7 për qind, gati dyfishimin e çmimit të shitjes së benzinës dhe në përgjithësi shtrenjtimin e kostos së jetesës.

Mirëpo, humbja e republikanëve në këto zgjedhje do kishte pasoja fatale për republikanët dhe për Presidentin Trump. Ai do të frenohej dhe do të përballej me komisione hetimore në Kongres dhe deri në kërkesën për shkarkimin e tij.

Sipas ekspertëve, e vetmja përparësi që ka kampi republikan në krahasim me demokratët është PARAJA. Mirëpo, sipas një strategu të Presidentit Trump, “të gjitha paratë e botës nuk e zëvendësojnë frymën dhe entusiazmin e munguar”
Për pasojë, zgjedhjet e 3 Nëntorit në SHBA pritet të kthehen sipas ekspertëve në një masakër zgjedhore për Republikanët dhe një Cunam politik për Demokratët.

Kjo gjendje e zymtë për kampin republikan shpjegohet me pakënaqësinë për Presidencën Trump, zhgënjimin për mosmbajtjen e premtimeve, përkeqësimin e gjendjes social-ekonomike, shtrenjtimin e kostos së jetesës, me luftën në Iran, etj.

Me këtë rast, politologët dhe ekspertët në analizat e tyre po veçojnë pesë devijime fatale të Presidencës Trump nga tradita e deritanishme presidenciale amerikane.
Sipas tyre, Trump nuk po ndjek logjikën shtetërore por vetëm impulset që i ndryshon vazhdimisht dhe me to bën lajmet e botës. Ai shkëlqen vetëm në fushën e “ekonomisë së vëmendjes”; ku ka vetëm “unë, unë dhe askush tjetër“.

Arti i tij shtetëror konsiston kryesisht në ujdira, ultimatume dhe kërcënime.
Shumë e rëndësishme të përmendet se nga 46 parardhësit e tij ai nuk mrekullohet me Washingtonin, Lincolnin apo Rooseveltin, as me Trumanin, të cilët e ndryshuan botën duke iu përmbajtur parimit të drejtë ”të jemi të gjithë fitues”.
Përkundrazi, Trump ka idhull ish Presidentin Andrew Jackson, i cili sulmoi Spanjën nga Florida, pastaj u zgjerua në Perëndim; Presidenti që i zhyti indianët me detyrim në rezervate dhe që bënte festa të çmendura në Shtëpinë e Bardhë.

I adhuruari i dytë i Trump është William McKinley, njeriu që pushtoi Kubën, Porto Rikon dhe Filipinet. Por, siç i thonë fjalës “më trego idhullin tënd të them se cili je!
Ca më keq akoma, politikat e Presidentit Trump kanë shembur një epokë të tërë 80 vjeçare gjatë të cilës nën një lidership të vendosur me presidentë të mëdhenj, SHBA-të kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm udhëheqës në skenën politike botërore, në paqen, sigurinë dhe stabilitetin mes fuqive më të mëdha të botës.

Ky President po kërkon të shkatërrojë një rend të tërë paqësor të ndërtuar në 80 vitet e fundit. Me përjashtim të luftës në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan, mbas Paqes së Vestfalisë më 1648, nuk ka patur një paqe 80 vjeçare mes fuqive të mëdha. Mirëpo, “Ylli skenik“ Trump nuk e sheh rolin madhor të SHBA-ve që mbas vitit 1945 u përqëndrua në strategjinë e lidershipit botëror, duke ndërtuar institucionet e mëdha ndërkombëtare, për të qeverisur sipas forcës së ligjit dhe jo ligjit të forcës.

E filluan menjëherë në vitin 1945 me ngritjen e Godinës globale të OKB-së ose “Çatia diplomatike“ e botës bashkë me dhjetra filiale në të gjitha fushat jetike. Në ekonomi: FMN-ja për stabilitetin e monedhës dhe kreditimin, OECD, aleanca e vendeve të zhvilluara; plus GATT që u kthye në OBT për tregtinë e lirë. Me theks të veçantë te Plani i famshëm “Marshall“ i Ndihmave që e rimëkëmbi ekonomitë europiane të shkatërruarra nga Lufta e II Botërore. Ndërsa posaçërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë ndërkombëtare u krijuan aleanca e madhe politiko-ushtarake me NATO-në në Europë dhe SEATO në Azinë Juglidondore, ANZUS me Australinë si edhe Aleanca me Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Ashtu siç nënvizon në disa prononcime të tij, Josef Joffe, Profesor në Kolegjin universitar në Harvard dhe Standford për politikën e jashtme amerikane, Presidenti Trump i ngjan heroit te filmi i Silvester Stallone “Demolition Man – një punonjës i egër policie që shkatërron pa hezitim një bllok të tërë shtëpish duke shkelur ligjin me të dyja këmbët. Sipas Prof. Joffe, Presidenti amerikan po ecën në të njëjtën rrugë. Me dallimin se ai përdor armë politike si detyrimi dhe trysnia, duke i trajtuar si armiq miqtë dhe partnerët në Amerikë, Kanada dhe Europë.

Ky “ demolition man “ ose “ njeriu shkatërrues “po kërkon të shkatërrojë pikërisht këto godina madhështore dhe Kryemarka “made in USA“, duke njoftuar largimin nga 66 organizata ndërkombëtare, 31 prej të cilave i përkasin sistemit të OKB-së.

Për pasojë, vijmë te devijimi i dytë i madh lidhur me marrëdhëniet e partneritetit tradicional amerikan me aleatët europianë, si edhe me ata në Kanada, në Azi, Japoni, Korenë e Jugut, Australi, etj. Trump dallon shumë nga paraardhësit e tij, të cilët nuk vuanin nga egoizmi i shfrenuar, dmth “më shumë për mua dhe më pak për ty“ apo ca më keq akoma, siç ndodh me Trump“ më mirë asgjë për ju!“ Ai e ka hedhur poshtë strategjinë e paraardhësve: “Të dy ne mund të fitojmë“.“ Po ashtu, ai ka ndryshuar krejtësisht edhe qëndrimin e dikurshëm parimor të paraardhësve ndaj vendeve armiq aleatë të ish BS-së duke shpallur se « ti për mua je armik ekzistencial si BS“ pra, duke i kërcënuar armiqtë e jo duke i marrë me të mirë. Për pasojë, lidhur me qëndrimin ndaj aleatëve dhe miqve, për Trump nuk vlen më aforizma e paraardhësve të tij “Çka është e mirë për TY është e mirë edhe për mua“!

Natyrisht as paraardhësit e Trump nuk qeverisën vetëm me etikë, moral dhe ideale, por edhe me interesa pragmatike, por gjithmonë bashkë me interesat e të tjerëve. Shkurt, ata krijonin një situatë ku të gjithë ishin fitues, si një kombinim i interesave me parimet altruiste. Kështu në 80 vitet e fundit SHBA-të u bënë fituesja e madhe e suksesit dhe legjitimitetit global, me aleatë besnikë dhe jo të vetmuar.

Ndërsa Trump me populizmin dhe ekstremizmin e tij të djathtë po e përmbys këtë aleancë të madhe dhe të suksesshme historike, politike, ekonomike dhe ushtarake. Me akuza dhe qortime të rënda ndaj aleatëve europianë por jo vetëm. Kështu, BE-në e ka konsideruar shkatërruese të interesave të SHBA-ve, kur ajo ishte një projekt i mrekullueshëm falë edhe kontributit amerikan.

Dihen tashmë masat dhe sanksionet e tij ndaj aleatëve europianë – tërheqja e garancive të sigurisë konvencionale, reduktimin e trupave ushtarake amerikane në Europë, edhe pse rreziqet janë shtuar, deri te pretendimet e paradokohshme për të sulmuar dhe marrë me forcë po të jetë e nevojshme Groenlandën, madje edhe Islandën; ai e quan Kanadanë si shteti i 51 amerikan dhe e ndëshkon me tarifa doganore deri në 50 për qind. Ai do paqe në Ukrainë me detyrim dhe me lëshime territori që t’i bëjë qejfin Rusisë. Armët që Kievi blen nga Amerika i paguan Europa, madje tani po kërkon pa logjikë edhe kthimin e parave si ndihma që Presidenti Biden i ka dhënë Ukrainës më parë, pra si biznes i pastër!!

Të gjitha këto mendime dhe veprime edhe pse BE-ja dhe Kanadaja janë aleatët dhe partnerët më të mirë, më të vjetër dhe më të besueshëm të SHBA-ve, pa të cilat, siç ka thënë ish Komandanti i NATO-s për Europën, Gjenerali Ben Hodges, sado e fortë, SHBA-të nuk mund t’u bëjnë dot ballë të vetme sfidave të sotme gjeopolitike.

Ndërkohë që edhe në Azi, Japonia, Tajvani dhe Korea e Jugut janë të shqetësuara për sigurinë e tyre, sepse u duket se po lihen në baltë nga SHBA-të.

Më tej, politika ekonomike e Presidentit Trump është lojë e pastër e shumës zero »Unë fitoj kur humb ti“! Shembulli më i qartë është lufta tregtare tarifore. Nuk ka nevojë të kesh diplomë ekonomisti për të kuptuar se vetë Amerika është humbëse e asaj lufte tregtare. Tarifat janë si tatim mbi konsumatorin. Ato shtrenjtojnë artikujt bazë të jetës, autot, pajisjet, etj. Për pasojë, industria duhet të paguajë më shumë për alumimin, lëndët drusore dhe teknologjinë e importit, duke shtrenjtuar çmimet e tyze të blerjes në treg. Kështu, konsumatorët varfërohen më shumë, ata blejnë më pak, pra bie kërkesa dhe prodhimi, rritet papunësia dhe kostoja e jetësës, dhe ja si tarifat kthehen në bumerang për vetë SHBA-të.

Nisur nga sa sipër, ekonomistët më të mëdhenj amerikanë dhe vetë miqtë e tij më të ngushtë e paralajmëruan dhe e kanë qortuar ashpër luftën e tij tregtare tarifore, si eksperimentin më të gabuar, pasojë e një aritmetike të gabuar politike.

Së fundi, lufta në Iran përbën shembullin më të qartë të paaftësisë së Presidencës Trump për menaxhimin e drejtë të një konflikti të tillë në një rajon shpërthyes me shumë të panjohura. Duke rrezikuar zgjatjen e saj si në Vietnam.

Kjo ndodhi mbasi ai sulmoi Iranin, pa një plan dhe objektiva të qartë, me mendimin naiv se me bombardime do të rrëzonte regjimin, do ta ndryshonte atë dhe gjithçka do të zgjidhej si “me shkopin magjik“ si me Maduron. Pa ia ditur fare për kostot dhe konseguencat. Ai ndoshta nuk e ka lexuar të mençurin Helmuth von Moltke, kur thoshte se “asnjë plan nuk i mbijeton goditjes së parë nga armiku.“ Gjeneralët e paralajmëruan se Irani do të bënte “luftë asimetrike“ duke i çvleftësuar armët magjike amerikane. Se Mullokracia do ta mbyllte Ngushticën e Hormuzit ku kalon çereku i anijeve me naftë dhe do të terrorizonte mbrojtjen amerikane dhe arabe.

Mirëpo, në vend që të tregonte kujdes dhe përmbajtje, mendim diplomatik dhe durim strategjik, Trumpi shpërtheu 40 herë me ultimatume dhe lajmërime të bujshme për “fitoren e tij totale“ natyrisht imagjinare. Vërtet që regjimi në Teheran u trondit, por ai e forcoi presionin. Trump nuk donte t’ia dinte dhe as nuk u shqetësua kur pjesa tjetër e botës, madje edhe vetë zgjedhësit amerikanë filluan të vuanin nga rritja e ndjeshme çmimeve të energjisë dhe e inflacionit, se edhe vetë MAGA ishte kundër luftës, duke e shtuar trysninë ndaj tij.

Trump e injoroi këshillën e vyer “mos fillo diçka që nuk e fiton dot, ndryshe do të shkaktosh dominonë e përshkallëzimit Vetëm bombat nuk të sjellin fitoren. Ajo kërkon trupa tokësore dhe të sigurosh Gjirin, një skenar horror ky që Trump e ka shmangur. Gjithashtu, ndryshimi i një rregjimi vetëm nga ajri nuk funksionon për shkak të sistemeve totalitare si ai në Iran që e “ka bërë zap“ popullin e vet.

Tani Trump kërkon luftë totale ekonomike për ta gjunjëzuar Iranin. Mirëpo ai nuk e njeh forcën e atij rregjimi, ku populli gjakoset, pushteti i aparatit punon dhe ekonominë e kontrollon Garda Revolucionare. Ca më tepër se pushtetarët në Teheran “vuajnë“ sa edhe pushtetmbajtësit në ish BS, Korenë e Veriut dhe gjetkë.

Rregjimi iranian nuk është dorëzuar, madje ai është bërë edhe më radikal. Aq sa tani Khameini dukej “lule“ përballë djalit dhe pasuesve të vet. Trump nuk arrin ta kuptojë se kjo ndodh sepse në lojë është ekzistenca e klasës sunduese, e cila shtyp me dhunë dhe me gjak çdo protestë. Kjo është e kuptueshme, se në rast se bie mullokracia që ata e kanë mbështetur, atëhere ata do të merrnin fund. Për pasojë, shtimi i presionit nga jashtë, ushtarak apo edhe ekonomik nuk i zbut, por i egërson më shumë sidomos vijëashprit. Këtë fakt Trump as nuk e dinte dhe as e vlerësoi; ai shkoi në luftë në Iran pa një plan, pa një objektiv të qartë dhe pa përgjigje për pyetjen madhore“ po pastaj çdo të ndodhë?“

Ja pse lufta në Iran ishte “dhuratë nga Zoti“ për Rusinë dhe Kinën, sepse ajo realisht e dobëson SHBA-të në zonën e saj më të rrezikshme të politikës planetare, ku të mëdhenjtë e botës ndeshen prej shekujsh.

Nisur nga sa sipër, gjatë fushatës së tanishme zgjedhore, sipas njoftimeve të ndryshme, 2/3 e kandidatëve republikanë, edhe pse nuk mund të distancohen dot nga Presidenti Trump, mbasi kjo do t‘u kushtonte të ardhmen politike, kanë dalë publikisht kundër politikave të tij të lartpërmendura të gabuara.

DITA

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes
  • REL: Të ikë Rama, po kush të vijë? Si përgjigjen vetë studentët
  • Digjen ambjentet e medias Dritare TV, zjarri nisi nga tubat e aspirimit të restorantit

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?