Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO jep vendimin për nipin e Nehat Kullës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > GJKKO jep vendimin për nipin e Nehat Kullës
AktualitetKronike

GJKKO jep vendimin për nipin e Nehat Kullës

Published: June 12, 2024
Shpërndaje

GJKKO ka dënuar me 13 vite burg Akil Kullën, për akuzën e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafik ndërkombëtar armësh”, pasi iu gjet një arsenal armësh në zonën e Kinostudios.

Kulla është dënuar në mungesë, pasi rezulton ende i shpallur në kërkim.

Procesi ndaj Kullës u zhvillua me gjykim te shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajë dënimin me 8.8 vite heqje lirie.

- Publicitet -

VENDIMI

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 30.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Akil Kulla, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambientet në zotërim të tij dhe të të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278 të Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të bashkëpandehurin Enver Jamaku dhe të pandehurin Sokol Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; -Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave, të cilat plotësojnë kushtet e armëve të ftohta, prerëse me tel.

2. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 36 datë 12.06.2024, vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/6 në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/7 i Kodit Penal, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/8, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 i Kodit Penal, dhe
dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar i pandehuri Akil Kulla me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

7. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Akil Kulla me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

8. Referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajta e dënimit për të pandehurin Akil Kulla fillon nga dita e ekzekutimit e vendimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

9. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato të gjykimit të kryera lidhur me të pandehurin Akil Kulla i ngarkohen atij.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Tiranë, më datë 12.06.2024.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • Protesta, grupi koordinues letër ambasadorëve perëndimorë: Ja 5 kërkesa tona të panegociueshme
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  2. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  5. Diaspora .sufllaqe e rames me patriotike se e belerit on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?