Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plani i Rritjes, 500 bashki në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri do të ofrojnë Wi-Fi falas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Plani i Rritjes, 500 bashki në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri do të ofrojnë Wi-Fi falas
Lajmi i funditTeknologji

Plani i Rritjes, 500 bashki në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri do të ofrojnë Wi-Fi falas

Published: March 28, 2025
Shpërndaje

Duke filluar nga sot, bashkitë në Ballkanin Perëndimor mund të aplikojnë për të përfituar nga nisma WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), e cila do të ofrojë hotspote Wi-Fi falas për deri në 500 bashki në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Pikat e aksesit Wi-Fi do të instalohen në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, muze dhe shkolla, duke ofruar akses falas dhe të qëndrueshëm në internet për banorët dhe vizitorët.

Bashkitë pjesëmarrëse do të marrin mbështetje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë furnizimin dhe instalimin e pajisjeve Wi-Fi, shërbimin e internetit dhe mirëmbajtjen. Në këmbim, bashkive u kërkohet të angazhohen për ruajtjen e shërbimit përtej periudhës fillestare të financimit, duke siguruar qëndrueshmëri dhe ndikim afatgjatë.

- Publicitet -

Thirrja publike është e hapur për të gjitha bashkitë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, dhe aplikimet duhen paraqitur nga kryetari i bashkisë, një zyrtar i punësuar nga bashkia ose një anëtar i këshillit bashkiak.

Wifi4WB është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe e vë theksit te transformimi digjital si një shtytës kyç për integrimin rajonal. Programi synon të kapërcejë ndarjen digjitale, të nxisë mundësitë ekonomike dhe të fuqizojë komunitetet vendore duke siguruar qasje universale në internet.

WiFi4WB është pjesë e EU4Digital Action, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Frymëzuar nga nisma e suksesshme WiFi4EU, e cila ofroi Wi-Fi falas për gati 9.000 bashki në të gjithë Evropën, WiFi4WB e shtrin këtë vizion në Ballkanin Perëndimor, duke i pajisur bashkitë me mjetet për të përmirësuar infrastrukturën digjitale dhe për të pasuruar jetën e banorëve dhe vizitorëve.

Me paraqitjen e një aplikacioni, bashkia pranon të marrë pjesë në nismën WiFi4WB dhe të marrë Wi-Fi publik falas, duke përfshirë pajisjet teknike, instalimin dhe mirëmbajtjen deri në tre vjet. Afati i saktë kohor do të përcaktohet pasi të zgjidhen ofruesit e shërbimeve të internetit.

Pas kësaj periudhe të financuar plotësisht, bashkia angazhohet të mbulojë koston e shërbimit të internetit për të paktën një vit shtesë. Kjo siguron vazhdimësi dhe mbështet qëndrueshmërinë afatgjatë të aksesit publik në internet. Afatet për aplikimet nga bashkitë janë deri më 28 prill./MONITOR

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?