Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plani i Rritjes, BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plani i Rritjes, BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit
AktualitetEkonomi

Plani i Rritjes, BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit

Published: February 19, 2025
Shpërndaje

Shqipëria do të marrë deri në fund të muajit mars pjesën e financimit që lëvrohet automatikisht nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian.

Delegacioni i BE-së në Tiranë iu përgjigj interesimit të RTSH-së për afatet e lëvrimit të këtyre fondeve, duke kujtuar se “Plani i Rritjes përfaqëson një ofertë gjithëpërfshirëse të BE-së për Ballkanin Perëndimor për të nxitur progresin dhe për të reduktuar hendekun e zhvillimit midis Shqipërisë dhe BE-së”.

“Qëllimi i tij është të plotësojë dhe përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE. Plani mbështetet nga një instrument i ri financimi i bazuar në performancë, Faciliteti për Reforma dhe Rritje,” thuhet në përgjigjet e delegacionit europian.

- Publicitet -

Në përgjigjen zyrtare, fondet e quajtura “Brenda Planit Parafinancim” dhe përkatësisht 7 për qind ose 61 milionë e 922 milionë euro që i takojnë Shqipërisë, pritet të realizohen brenda muajit mars.

“Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe pas miratimit të Agjendës së Reformës, Shqipëria do të marrë 7 për qind parafinancim. Shqipëria është në proces të përfundimit të miratimit të brendshëm të Marrëveshjes së Facilitetit dhe Marrëveshjes së Huasë, duke përfshirë ratifikimin e saj nga Kuvendi i Shqipërisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Shqipërisë për të finalizuar parafinancimin që pritet deri në fund të marsit 2025,” sqaron delegacioni europian në Shqipëri.

Paketa e përgjithshme për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi – kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën 2024–2027.

Brenda saj, një tjetër kushtëzim lidhet me veprimin e vetë vendeve për të përmbushur përfitimin e 2 miliardë eurove grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.

Siç u tha në paraqitjen e parë të këtij plani, vendeve të rajonit u është thënë qartë se shuma do t’u shpërndahet vendeve të tjera nëse nuk shihen rezultate në kryerjen e reformave pas një ose dy vitesh.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?