Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Po hetohet nga SPAK, Klotilda Bushka: Mezi pres të dëgjohem…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Po hetohet nga SPAK, Klotilda Bushka: Mezi pres të dëgjohem…
AktualitetPolitike

Po hetohet nga SPAK, Klotilda Bushka: Mezi pres të dëgjohem…

Published: February 11, 2025
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e saj social facebook, në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim.

Klotilda Bushka akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Erion Veliajt.

“Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër”, shkruan socialistja në Facebook, e cila thotë se është shoqe fëmijërie  me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën.

- Publicitet -

Gjithashtu ajo pranon miqësinë që ka edhe me Erion Veliajn.

“Që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën”, shkruan më tej Bushka.

Në përfundim të postimit Klotilda Bushka thotë se pret me padurim që të dëgjohet  edhe nga ata që kanë futur edhe emrin e saj në një akt-hetimi, pa e  thirrur asnjëherë.

REAGIMI

Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër.

Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare?

A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën?

Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë.

A jam unë edhe shoqe me Erjonin?

Po, që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën.

A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje?

Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet.

Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?