Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po ndiqet nga avionë luftarakë”! Balona spiune trazon Amerikën, Pentagoni: Ja pse nuk duam ta rrëzojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Po ndiqet nga avionë luftarakë”! Balona spiune trazon Amerikën, Pentagoni: Ja pse nuk duam ta rrëzojmë
BoteKryesore

“Po ndiqet nga avionë luftarakë”! Balona spiune trazon Amerikën, Pentagoni: Ja pse nuk duam ta rrëzojmë

Published: February 3, 2023
Shpërndaje

 

Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kineze po vazhdon të fluturojë mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin e saj për shkak të shqetësimit se copërat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

“Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është survejimi”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

- Publicitet -

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë qenë të tensionuara kohët e fundit, me përplasje për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kinën pas disa ditësh.

Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikqyrur atë me avionë ushtarakë.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona, por pranuan se po funksiononte mbi trafikun ajror civil dhe nën “pjesën e jashtme të hapësirës”.

Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë shqyrtuan mundësinë e rrëzimit të balonës mbi shtetin e Montanës, por përfundimisht rekomanduan kundër një lëvizjeje të tillë për shkak të rrezikut të mundshëm të sigurisë nga copëzat e saj.

Zyrtarët amerikanë e diskutuan këtë çështje me homologët e tyre kinezë. “Ne u kemi komunikuar atyre seriozitetin me të cilin e trajtojmë këtë çështje,” shtoi zyrtari.

Balonat përgjuese kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë vitet e fundit, por kjo balonë duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha zyrtari.

“Aktualisht, ne vlerësojmë se kjo balonë ka vlerë të kufizuar shtesë nga këndvështrimi i mbledhjes së informacionit të zbulimit, por ne gjithsesi po marrim hapa për t’u mbrojtur kundër mbledhjes së informacionit të ndjeshëm nga zbulimet e huaja,” tha zyrtari.

Marrë nga Reuters

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?