Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Politika e vjetër ‘infekton’ partitë e reja, sherr mes Qorit, Lapajt dhe Shabanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Politika e vjetër ‘infekton’ partitë e reja, sherr mes Qorit, Lapajt dhe Shabanit
Politike

Politika e vjetër ‘infekton’ partitë e reja, sherr mes Qorit, Lapajt dhe Shabanit

Published: January 20, 2025
Shpërndaje

Për herë të parë në këto 30 vite, zgjedhjet e 11 majit shihen si një mundësi e artë për partitë e reja. Në këto vite demokraci, PD dhe PS kanë dominuar politikën, por në këto zgjedhje, duke qenë se për herë të parë do të jetë dhe vota e diasporës, disa parti të reja janë parë si një sinjal se ndryshimi po vjen.

Sondazhet e bëra brenda dhe jashtë vendit tregojnë se ka një pakënaqësi të madhe ndaj PD-PS dhe një rritje të ndjeshme të Lëvizjes Bashkë, Shqipëria Bëhet apo Nismës Thurje.

Por edhe pse këta të rinj shihen si e ardhmja e politikës, duket se politika e vjetër i ka infektuar dhe ata, pasi sot ka plasur sherri mes Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

- Publicitet -

Lëvizja Bashkë kishte njoftuar një protestë para Ministrisë së Brendshme, për rastin e policit Azbi Spahiu, i cili ra në mënyrë të dyshimtë nga kati i 11 i një pallati. Por aty ka pasur një incident. Fjalën ka tentuar ta marrë Adriatik Lapaj i Shqipëria Bëhet. Mbështetësit e Arlind Qorit nuk e kanë lejuar, pasi sipas tyre e kanë organizuar ata protestën. Kjo ka sjellë akuza dhe përplasje. Lapaj u është drejtuar me thirrjet: “Komunistë”. Ndërsa ata të Lëvizjes Bashkë e kanë cilësuar si ‘të kapur’.

Lidhur me këtë sherr ka reaguar dhe vetë kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. “Hyn në skenë provokatori i parë, një djalë i gjatë që në fillim të protestës del përpara kamerave dhe nis të shajë Lëvizjen BASHKË se po e përdor protestën për vota. Pas kërkesave të panumërta ndaj policisë për të larguar prishësin e protestës që shtyhej e shante kë t’i dilte përpara, më në fund policët e larguan.

Pas thirrjeve të shumta kundër oligarkisë dhe qeverisë, nisën fjalimet. Unë e kam regjistruar emrin të katërtin. Pas fjalimit tim ia jap mikrofonin drejtuesit të protestës, pedagogut Redi Muçi. Kur kthej kokën shoh që në majë të podiumit të Lëvizjes BASHKË – në protestën e thirrur më parë se kushdo tjetër nga Lëvizja BASHKË dhe për të cilën Lëvizja BASHKË kishte marrë edhe lejen në polici – kishte mbirë Adriatik Lapaj dhe po kërkonte të merrte me forcë mikrofonin. Redi Muçi me qytetari po i thoshte se në protestë flitet me radhë dhe kushdo që do të flasë duhet të shënojë më parë emrin në listë dhe të presë radhën. Kështu që mjaftonte të respektonte rregullat dhe radhën dhe do t’i jepej fjala sa të donte”, tha ai.

Ndërkohë pjesë e sherrit është bërë dhe Endri Shabani i Nismës Thurje. Në një reagim në rrjetet sociale, Shabani thekson se kjo është një ngjarjen e shëmtuar dhe sjellje e politikës së vjetër.

Shabani thekson se të digjet Shqipëria për një karrige është politikë e vjetër. Sipas Shabanit, nuk duhet e nuk mund të ketë pronarë kauzash. /Pamfleti

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë
  • Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës
  • Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  • Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. Shqipëri eshte një on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. Vlora 97 on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. E on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. E on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?