Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Politika uron besimtarët e krishterë për Pashkën, thirrje për dashuri e solidaritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Politika uron besimtarët e krishterë për Pashkën, thirrje për dashuri e solidaritet
AktualitetPolitike

Politika uron besimtarët e krishterë për Pashkën, thirrje për dashuri e solidaritet

Published: April 20, 2025
Shpërndaje

Ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët në të njëjtën ditë, mesazhe urimi vijnë nga politika.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë që mban një qiri në dorë, ndërsa ka shkruar: Për shumë vjet Pashkët.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve me anë të një postimi ku urimi ka bashkëngjitur një foto ku duket së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha.

- Publicitet -

Në mesazhin e tij Berisha uron besimtarët që Pashkët e ardhshme të jenë edhe më të mira:

“Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët. Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!”, shkruan Berisha.

Një ditë më parë, edhe presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh urimi, teksa shkruante se “Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat.”

Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, gjithashtu ka ndarë një urim në profilin e tij në Facebook ku uron më shumë shpresë dhe drejtësi.

“Gëzuar Pashkët, ngadhënjimin e të resë, shpresës dhe drejtësisë!”

Një mesazh ka ardhur edhe nga drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i cili shkruan se festa e Pashkëve janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.

“Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit. Le të frymëzohemi nga forca e besimit dhe të kemi shpresë se ndryshimi është i mundur – për veten, për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë”, shkruan Basha.

Kreu i PL, Ilir Meta uroi gjithashtu nga qelia, duke thënë se Pashka nuk është vetëm një festë, por dëshmi e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën dhe të së mirës mbi të keqen.

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka uruar gjithashtu besimtarët me anë të një postimi në Facebook , ku uron për përkushtim ndaj të mirës së përbashkët.

“Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët e krishterë! Le të na frymëzojë kjo festë për më shumë shpresë, bashkim dhe përkushtim ndaj së mirës së përbashkët. Paqe dhe dritë në çdo familje shqiptare!”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?