Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Politizimi i RTSH-së, ja si ndahej haptazi “torta” e Këshillit Drejtues në 2022
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Televizion > Politizimi i RTSH-së, ja si ndahej haptazi “torta” e Këshillit Drejtues në 2022
Televizion

Politizimi i RTSH-së, ja si ndahej haptazi “torta” e Këshillit Drejtues në 2022

Published: December 20, 2024
Shpërndaje

Përfaqësues të shumicës dhe pakicës parlamentare në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kanë pranuar haptazi politizimin e Radio Televizionit Shqiptar duke kërkuar përfaqësim politik në Këshillin Drejtues të këtij institucioni publik.

Në mars 2022 opozita këmbënguli që dy anëtarët e rinj që do të zgjidhen në këtë këshill t’i takojnë asaj, pasi nuk i është dhënë mundësia e përfaqësimit për shkak të mungesës në Kuvend gjatë legjislaturës së shkuar.

Edhe pse ligji ia njeh të drejtën e propozimit të kandidaturave shoqatave të medias, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile, mënyra e përzgjedhjes i ka lënë në dorë politikës të bëjë pazaret e saj.

- Publicitet -

Çfarë thotë procesverbali? Deputeti socialist Petro Koçi, si drejtues i mbledhjes në atë kohë, njoftoi se bëhej fjalë për dy vende vakante që sipas tij, i takonin njëri shumicës dhe tjetri pakicës parlamentare.

“Kemi dy vende vakante në këshill, Petrit Ruka i ndarë nga jeta, i propozuar nga mazhoranca dhe Thanas Gogo që ka dhënë dorëheqjen i propozuar nga pakica,”- tha ai.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi kërkoi që të dy vendet t’i lihen opozitës, si balancim pasi sipas tij 8 anëtarët aktualë në këshill i kishte zgjedhur mazhoranca.

“Këto dy vende janë përfaqësues të mbrojtur e të mbështetur nga pakica dhe nga shumica apo profesionistë që i nënshtrohen një procedure të rregullt?” pyeti Boçi, ndërsa kërkoi që të kishin një konsensus si në rastin e AMA-s.

Boçi kërkoi që të bëhej një analizë se kush i ka mbështetur anëtarët aktualë të KDRTSH-së, duke pretenduar se PD ka të drejtë të zgjedhë dy anëtarët e rinjë.

“Pse duhet ta ndajmë një shumica e një pakica, le t’i marrë të dy pakica sepse ne nuk kemi qenë në parlament, nuk kemi përfaqësues të mbrojtur,” tha ai, duke e cilësuar si të drejtë të opozitës.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe deputetja tjetër e PD-së, Ina Zhupa, e cila e cilësoi “të kapur nga mazhoranca” KDRTSH-në.

“PD ka qenë e qartë në procesin e përzgjedhjes së KDRTSH, që në krye të herës kur u kthyem në parlament,” tha ajo, duke i kërkuar kolegëve socialistë që të pranohet me një “parim xhentëllmenësh” që dy anëtarët e rinj t’i lihen PD-së. “Sot KDRTSH është i kapur dhe përfaqëson në mënyrë të hapur vetëm mazhorancën,” shtoi Zhupa.

Petro Koçi u përgjigj se nuk mund të zgjidhej dot çështja e procedurave të ndjekura nga Kuvendi kur PD-ja ishte në bojkot, por ai shtoi se pretendimi i saj “në planin moral është një pretendim që vlen të dëgjohet”.

Gjithsesi, Koçi e cilësoi krejt formal parashtrimin e bërë se dy vendet vakante ishin të caktuar një për PD-në dhe një për PS-në ,duke e shtyrë për momentin e përzgjedhjes së emrave debatin për mbështetjen politike të kandidatëve të rinj.

Opozita gjithashtu shfaqi rezerva për mënyrën si ka funksionuar Këshilli Drejtues i RTSH-së, duke e konsideruar në shkelje të ligjit zgjedhjen e drejtorit të kohës.

Vakancat në këtë këshill janë kthyer gjithmonë në përplasje politike, edhe pse ligji i kërkon televizionit publik që të jetë i paanshëm politikisht në punën e tij.

Në maj 2021 u plotësuan katër vakanca, të zgjedhura në një parlament të dominuar nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë parlamentare e kontestuar pas largimit të PD-së nga Kuvendi.

Edhe Bordi i Autoritetit të Medias Audiovizive iu nënshtrua një përzgjedhje tërësisht politike të kandidaturave të ardhura në këtë komision. Me procedurën e eleminimit PS dhe PD lanë në listë emrat e tyre të preferuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
  • Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për cunam

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?