Polonia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 (Pjesa e parë).
Kombëtarja e Michal Probierz vuajti shumë mungesën e Lewandowskit, teksa sulmi çaloi shumë dje në PGE Narodowy (Warsaw). Djemtë e Serghei Clescenco luajtën lojën e tyre tipike, me kundërsulme, duke ngacmuar jo pak portën e mbrojtur nga Wojciech Szczesny.
Një krosim fantastik i Ratës, me ndihmën e një rrëmuje, shfrytëzohet në maksimum nga sulmuesi moldav Ion Nicolaescu, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 26-të.
Në fundin e fraksionit, ishte Arkadiusz Milik që shkaktoi drithërima në zonë, por vetëm kaq, pasi Dorian Railean kuptoi gjithçka.
Polonia mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me barazimin në xhep, gjithsesi nuk ndodh kështu, pasi Pawel Wszolek nuk u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin pas shtyllës së majtë.
Në fillimin e pjesës së dytë Swiderski vendosi ekuilibrat, me rezultatin që mbeti i pandryshueshëm deri në fund. Nga ana tjetër, Çekia mposhti Ishujt Faroe me rezultatin 1-0.
Kështu, në grupin e Shqipërisë kryesojnë kuqezinjtë me 13 pikë, në vendin e dytë qëndron Çekia me 11 pikë, ndërsa Polonia është e treta me 10 pikë.
Sa i takon Moldavisë, renditen në vendin e katërt me 9 pikë.
j.l./ dita