Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Populizëm apo shtet social
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Populizëm apo shtet social
Kryesoreopinion

Populizëm apo shtet social

Published: January 18, 2026
Shpërndaje

Nga Artan XH. DUKA

Ligje “gjёagjёzë”

Sa njё “lagje” bote jemi për aq burokraci e legjislacion sa kemi e që prapё nuk na bēn shtet ligjor e social. Gjithshka do “avokat” se “rregullohet” (lexo ndёrlikohet e mjegullohet) me ligj duke pёshtjelluar e shtuar kusure për qytetarin padallim me të fituar vetëm politikën e oligarkinё pёr tё cilat ligji sikur “qepet” me porosi!

- Publicitet -

Tapitё falas atyre qё zunё pronat historike, shtёpitë falas kur i prish tёrmeti, dёmshpёrblim pёr pёrmbytjen atje ku nuk duhej ndërtuar, paratë rrugёve qё nuk mbajnё shiun e parё, gjeli i detit pёr fundviti etj “dorovitje” nga lart nuk janё rutinё shteti ligjor e social por populizёm e qoka zgjedhore e klienteliste nё kurriz tё xhepit qytetar.

Ky populizёm nё emёr tё popullit e nё kurriz tё tij shpesh e thellon pabarazinё e padrejtёsinё me ligj! 7501 bёri “reformё” agrare nё kurriz tё pronarit historik, aministia e detyrimeve ndodh në kurriz të taksapaguesit, shtёpi falas pas tёrmetit si “mall plaku”, lehtёsi strehimi pёr administratёn ndonse prindërit morёn banesё nё ‘90, dyqanet e magazinat atyre qё i gjeti ‘90 atje, plazhe e male për 1 euro, pensione “speciale” etj arbitraritete bazuar tek makutёria e tinёzia pёr pёrfitime, vota e “litarё” sherri për qytetarёt pas.

Sebep mbi sebep!

Qytetari meriton shtet ligjor e social që vlerëson qytetarët njëlloj e jo shtet populist, arbitrar e “special” që i ndan qytetarët në special e të rëmdomtë, fatlum të lindur me këmishë dhe “qimederra” të pafat! Arbitrariteti “ligjor” sot diskriminon deri shumёfish qytetarin, deri edhe duke pёrdorur si sebep diskriminimin e mёparshёm pёr atё tё rradhёs “ligjor”!

Mbi tremijë familje u diskriminuan me ligj nё ‘90 duke mos privatizuar banesё si tё tjerёt me arsyetimin se banonin nё banesa ish-pronarёsh ndonse paguan edhe ata qera njё jetё tё tёrё. Një cënim flagrant ky i parimit kushtetues të “Sigurisë Juridike” e “Barazisë së Shtetasve” për të cilat u “mek” edhe Gjykata Kushtetuese.

Fondi i privatizimit të qindramijra banesave në ’90 devijoi e nuk u përdor për ta e sot janё pensionistё qё nuk kanë t’u lёnё trashёgimi fёmijёve një shtëpi si tё tjerёt. Janё tё detyruar tё jetojnё tek fёmija dhe ndryshe nga tё tjerёt, ligji u mohon edhe “bonusin e elektrikut” me sebepin se tapia e shtëpisë nuk është nё emёr tё tyre, ndёrkohё qё ishte vetë shteti që ua mohoi atë dikur.

Akoma mё keq, plot nga kёta pensionistё janё edhe pronarё tokash qё 7501 ua mori dhe nuk i kompensoi kurrё, një diskriminim i trefishtë ky ndёrkohё qё 4 dekada paraja publike ёshtё dorovitur sipas qejfit politik.

Shteti ligjor e social reagon ndaj sё drejtёs pa dallim qoftё ky individ apo shtresё, sado pakicё e pa peshё zgjedhore qoftё ajo. E drejta nuk ёshtё punё numrash por dinjiteti dhe preҫedenti se me rradhё ёshtё kjo punё.

Padrejtёsia “ligjore” mund t’i bjeri në hise ҫdokujt herёt a vonё ndaj na lypet njё shtet ligjor e social qё mundëson e apelon solidaritet e mirëkuptim mes nesh e jo populizёm politik qё nxit qasjen egoiste “o Mete pёr vete” e indiferentizmin nё shoqёri.

Veç edhe në pleqëri

Me ligj diskriminohet edhe shtresa fisnike e pensionistёve që duhen respektuar e vlerësuar pa dallim. Nga pensionet speciale, ish-pushtetarё e deputetё, lёmoshё pёr punёn nё socializёm etj.

Shteti ligjor e social ngrihet mbi parime dhe pensioni shtetёror duhet tё jetё dinjitoz e dallojё vetёm nga numri i viteve kontribut.

Gjithshka duhet tё indeksohet me inflacionin sepse rrogat rriten e kontributet po ashtu. Nё socializёm kontribuohej pёr aq sa paguhej dhe rrogat e kontributet nё ҫdo dekadё demokraci rriten po ashtu por kjo nuk do tё thotё se nuk kanё kontribuar dhe nuk meritojnё njёlloj.

Nёse pensionisti i djeshёm “ha” nga i “sotmi” sepse sot kontribuohet mё shumё, edhe i “sotmi” njё ditё do tё jetё i “djeshmi” që do tё “hajё” nga i “nesёrmi” e kjo ёshtё spiralja e jetёs ku mbillet qё tё hajё tjetri mё pas.

Njё shtet ligjor e social garanton pension dinjitoz pa dallime “epokash” e nuk qëmton sebepe pёr diferencim; u jep edhe Diella një dorë. Pёrtej skemave private, pensioni shtetёror duhet tё bazohet nё numrin e viteve tё punёs sepse vetë kontributet lidhen me inflacionin. Dikur kontribuonin mё pak se paguheshin mё pak. Vetë postet e rrogat e larta janё privilegj i kohёs sё punёs (rroga, shpёrblime, kursime, investime etj tё gjitha nё llogarinё bankare tё individit) e nuk ka pse tё llogariten pёr tё ndarё qytetarët në pleqёri deri tek qokat me “pensionet speciale” që pёrbuzin punёn e shumicёs sё pensionistёve nё vёnd.

Nё socializёm kishte edhe “kontribute” tё tjera indirekte sepse tё mirat materiale, shёrbimet publike, gjithshka falas, ushtria, shkenca e arti, investimet etj, nuk binin nga qielli por bazoheshin tek puna dhe mbeten ende trashёgimi brezash.

Kontributi pёr pensione dikur ishte pёr ato ҫmime qё ishin dikur, jo tё sotmet qё kanё marrё kot pёr tё cilёt kёta pensionistё nuk kanё faj; përkundrazi u detyrohemi se në ‘90 ua bëmë byk edhe kursimet e jetës me kursin e këmbimit në demokraci.

Pushtetarёve populistё nuk ua ndjen pёr diferencimin mes tё barabartёve. I futen llogaritjeve, sofizmave, yҫklave, hartojnë “piramida” rrogash e pensionesh që favorizojnë “pjacën”, flasin për pensione fshati e qyteti, “tavane” bonusesh pёr pensionistёt (ca pak, ca aspak), bonus elektriku me “bishta” ndonse tё gjithё duan tё ngrohen, kompensimet kaotike pёr ilaҫe etj.

Pastaj u zёnё nё fyt gjelin e detit atyre qё nuk pёrtypen dot, u kujtojnë autobuzin falas atyre qё kanë zënë krevatin me fëmijët (pleq për vete) që kujdesen të braktisur nga shteti, premtojnë rritje “pikatore” pensionesh mot atyre qё zor e shtyjnё sot etj vёnie “dore” nё zёmёr larg thelbit tё shtetit social.

E ardhmja do na tregojë me gisht

Trajtimi njёlloj, dinjitoz e me hak i pensionistёve nuk ёshtё socializёm por njerëzillëk e nёse ky i fundit ёshtё socializёm, ashtu qoftë. Politikanēt me llafe bёjnё “misionarin” por nuk jetojnё “kasolleve” e bredhin mes njerёzve me “sandale” por nanurisen nё flluckёn e privilegjeve pafre e kapardisen makinave luksoze e vilave me postbllok e ca vetquhen edhe “socialistё”!

Njerёzit kanё frikё tё plaken nё vёndin e tyre dhe emigrojnё e plot nuk kthehen jo se nuk e duan vёndin por se politika ua ka bёrё tё “huaj” atё. Mёrgimi e vёshtirёson mё tej tё ardhmen e pensioneve por sfidë nuk ёshtё vetёm ai por edhe pёrdorimi efikas i taksave edhe nё funksion tё njё pensioni dinjitoz shtetёror me qeverisjet “barkngopura” qё blejnё “lule” nё kohёn e “urisё” e i bëjnë paratë fasada, asfalt e beton për turizmin pa duk e bukë e rrush e kumbulla pafund.

Rinia nuk kthehet tё bёjё revolucion qё tё ikё Hasani e tё vijё Hyseni, as nuk kandiset me bonuse e stimuj fiskal etj, por vetёm kur politika tё marrё pёr mbarё me largimin e BeRamёs me oborre si fillim. Rinia kthehet kur ka gjёrat nё dorё e punёn e mundin nuk ua nёpёrkёmb mё kush e kjo nis nga referendumi e vota me sistem mazhoritar qё nuk tё bёn pёr “burrё” nё politikё.

Dikur presidenti Alia humbi pёrballё njё inxhinieri tё panjohur nё publik atje ku u themelua edhe Partia; ia del dot vallë Rama nё Surrel e Berisha pas Kryeministrisё? Të paktën nuk na ngelet kush në derë se kjo politikë ka treguar se rigjenerohet si kandil deti me ikjen e viteve (vetëm nëse dalin bregut si leshterikë) me “klonet” politike gati që tё trashëgojnё abuzimin politik.

Korbi korbit nuk ia nxjerr sytё dhe si zor se ky takëm politik do tё hahen si qёntё nё kasaphanё. Sa pёr partitё e reja, mbase “bonus”, ku i dihet, se deri tani janё hallvё e ftohtё e grinden pёr sahan nё politikё. Ndaj sot shpresa pёr ҫdo gjё, edhe pёr pleqёri e pension dinjitoz, mbetet sa tek SHBA e BE e presioni i tyre pёr shtet ligjor aq edhe SPAK.

Frika e ruan vreshtin e pa preҫedent ndёshkimi, ky avaz do të jetё dhe e ardhmja do të habitet si u “mësuam” e sindromën e Stokholmit me të. Pritja do të jetë e gjatë e për shumëkënd, do të jetë vonë ndaj që historia të mos na damkosë si brez të humbur e për hir të atyre që vijnë pas, të paktën të mos i vemi më pas atyre që morën peng me dekada fate qytetare pafund.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  4. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Ina on Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?