Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prag katastrofe në Rripin e Gazës. OKB: Izraeli të tërheqë urdhrin e evakuimit, nuk mund të zhvendosen 1.1 milionë banorë brenda ditës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Prag katastrofe në Rripin e Gazës. OKB: Izraeli të tërheqë urdhrin e evakuimit, nuk mund të zhvendosen 1.1 milionë banorë brenda ditës
BoteKryesore

Prag katastrofe në Rripin e Gazës. OKB: Izraeli të tërheqë urdhrin e evakuimit, nuk mund të zhvendosen 1.1 milionë banorë brenda ditës

Published: October 13, 2023
Shpërndaje

 

Mëngjesin e kësaj të premte, Izraeli u ka kërkuar më shumë se një milion palestinezëve që të lëvizin në jug të Gazës, pasi një aksion ushtarak nga toka ku pritet të angazhohen mbi 170.000 ushtarë, pritet të nisë në orët në vijim për të finalizuar ofensivën që do të çonte në shfarosjen e Hamasit.

Jerusalemi zyrtar vazhdon të lëvizë forcat drejt kufirit përpara nisjes së ofensivës tokësore, ndërsa në Gaza civilët po i drejtohen pjesës jugore të Rripit, me një marshim që aktualisht ka shënuar radhë prej 10 kilometrash.

Ata që nuk kanë mjete transporti vazhdojnë në këmbë me bagazhet e tyre rrugën për të shpëtuar kokat, ndërsa në mbrojtje u kanë ardhur Kombet e Bashkuara.

OKB në një deklaratë të lëshuar së fundmi i “tërheq veshin” Izraelit, duke thënë se është “e pamundur” që 1.1 milionë palestinezë të zhvendosen në jug të Gazës në 24 orët e ardhshme.

“Zyrtarët e OKB-së në Gaza u informuan nga oficerët e tyre ndërlidhës në ushtrinë izraelite se e gjithë popullsia e Gazës në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendoset në Gazën jugore, brenda 24 orëve të ardhshme. Kjo do të thotë se zhvendosen afërsisht 1.1 milionë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë që jeton në Gaza“, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë në Nju-Jork.

Dujarric shtoi se OKB-ja e konsideron të pamundur që një lëvizje e tillë të ndodhë pa pasoja shkatërruese humanitare.

OKB-ja apelon që urdhri të anulohet për të shmangur atë që mund të transformojë tragjedinë aktuale në një situatë katastrofike.

Qëndrimi kritik i OKB-së ndaj urdhrit të evakuimit, erdhi pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kjo po ndodh për sigurinë e banorëve të Gazës.

Hamasi sakaq e ka cilësuar paralajmërimin “propagandë të rreme” dhe u ka kërkuar palestinezëve “të mos bien pre e tij”.

 

 

 

- Publicitet -

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës
  • Mbrojtja e Ballukut, Rama: Furtunë mediatike
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Tatiana on “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjendë urbane
  3. ¿? on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Kuriozitete-shqiptarët në botë on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?