Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Preç Zogaj pesimist për 14 Majin: Me këtë opozitë, Ramës dhe PS-së u ka pjellë gjeli!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Preç Zogaj pesimist për 14 Majin: Me këtë opozitë, Ramës dhe PS-së u ka pjellë gjeli!
AktualitetPolitike

Preç Zogaj pesimist për 14 Majin: Me këtë opozitë, Ramës dhe PS-së u ka pjellë gjeli!

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

Analisti Preç Zogaj ka folur këtë të martë në studion e “Milori Live” për fushatën e Partisë Socialiste para zgjedhjeve të 14 Majit. Zogaj u shpreh se kjo fushatë ndryshe është një reflektim i një komunikimi tjetër politik në terësi.

“Ka ndryshuar fushata elektorale në terësi, nuk janë ato të ngarkuara me slogane, postera, spote si para shumë vitesh. Tani komunikimi ka ndryshuar dhe mendoj se kudo në botë, fushatat pak a shumë reflektojnë këtë ndryshim thelbësor që ka pësuar komunikimi në politikë, kryesisht përmes rrjeteve sociale.”

Mbjelljen e pemëve nuk përbën diçka të re për analistin, madje sloganin e zgjedhur nga ana e socialistëve e cilëson të rëndomtë.

- Publicitet -

“Këto janë gjeste simbolike, të konsumuara janë, nuk kanë ndonjë gjë të re, kërkojnë të përcjellin një mesazh, por njerëzit që i shikojnë me lopata e kuptojnë se e kanë tepruar me beton, pala tjetër mund të prezantohej aty me mini kulla betoni për të ironizuar fushatën. Kanë ndërtuar më shumë se në gjithë historinë e demokracisë. Slogani është i rëndomtë, se kanë vra mendjen. Nuk kanë nevojë, ka arrit në një pikë vendi ku shumë mjete që përdoreshin më parë nuk janë më të nevojshme, i përdorin sa për formë, sa për të thënë e kemi sloganin. Slogani dikur ishte mobilizues, kishte shumë rëndësi, tani s’ka as bukuri asgjë, gjë e zakonshme. Ça sensi ka, kush thotë të shkojmë mbrapa? Jo se nuk kanë fantazi në shtabin e PS, por e kanë zëvëndësu me forma të tjera, vota merret me foto të tjera.”

Në përgjithësi, Zogaj theksoi se fushata e mazhorancës është propagandistike duke shtuar se socialistët janë të bindur për fitoren në shumicën e bashkive.

“Kjo fushata e PS do jetë më shumë propagandistike, takime për të ekspozuar suksesin dhe për të bërë premtime. Unë jam shumë kurioz të shoh nëse do ketë llogaridhënie, ajo mungon në fushatat elektorale prej kohësh, kështu shndërrohen në manifestime dhe zhvishen nga thelbi i fushatës elektorale në pluralizëm, ku llogaridhënia është njëri bosht, ndërsa programi është tjetri. Progamet këtu nuk janë spontane, nuk harmonizohen me pjesën tjetër. Gjërat që premtohen ose s’bëhen ose bëhen ndryshe nga ç’janë premtuar. Është në zakonet e PS të Ramës që të fokusohet te propaganda, filozofia përmblidhet në një fjali: Puna diçka,  propaganda gjithçka! Përtej kësaj, sondazhet i favorizojnë socialistët, ata pak a shumë kanë bindjen se do fitojnë më shumë sesa opozita.”

Analisti deklaroi se opozita nga ana tjetër nuk ka asnjë alternativë fituese dhe se në Shqipëri po normalizohet mos rrotacioni.

“Me opozitën e Shqipërisë, PS dhe Ramës u ka pjellë gjeli, kjo opozitë vetëm sapo zvogëlohet, këtu po normalizohet mos rrotacioni. Shqipëria po futet në një periudhë që nuk dihet sa do zgjasë dhe s’ka rrotacion më! Jam duke folur që opozita nuk po arrin të krijojë një alternativë fituese, këtu i bihet me një vrimë prej vitesh. PS-së i peshon bishti më shumë sesa sqepari, është një e majtë që e mban të bashkuar një frymë, një ide pushteti, forcë për të qeverisur dhe ajo trashëgohet dhe në familje, kjo do jetë dhe pas 9 vjetësh dhe kjo përcakton kuadratin elektoral.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  • EMRAT / Protesta te parlamenti, Policia: 19 të arrestuar dhe 12 nën hetim
  • Pengimi i arrestimit të Ballukut, kreu i SPAK: Dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  2. K R on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. Detari on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. pyetje nga publiku on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?